Meta pret ambasadoren e Kanadasë: Vlerësim për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s

Meta pret ambasadoren e Kanadasë: Vlerësim për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s

16:28, 19/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim, ambasadoren e Kanadës, znj Alexandra Bugailiskis, ku ndër të tjera e ka falenderuar për bashkëpunimin në fushën politike dhe të sigurisë në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

‘Shumë i lumtur të prisja sot Ambasadoren e Kanadasë, Sh.E.Znj Alexandra Bugailiskis.

Falenderova Ambasadoren që prioritete të asistencës së qeverisë së saj për Shqipërinë janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Vlerësova bashkëpunimin në fushën politike dhe atë të sigurisë në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Inkurajova për më shumë investime kanadeze në Shqipëri.

Shpreha mirënjohjen e thellë për integrimin model të diasporës shqiptare në Kanada.

Kërkova sa më shpejt ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore, që do të ndihmonte shumë komunitetin shqiptar në Kanada.

Shpreha bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco