VIDEO/ Paratë për rindëritmin, Shano në Syri tv: 80% e fondit kredi,kjo do të sjellë rritje të borxhit publik

VIDEO/ Paratë për rindëritmin, Shano në Syri tv: 80% e fondit kredi,kjo do të sjellë rritje të borxhit publik

13:43, 19/02/2020
A+ Aa A-

Fondi 1.15 miliarde euro per Shqiperinë i akorduar nga vendet e BE dhe vende të tjetra që do të menaxhohet nga qeveria Shqiptare është më shumë kredi se sa ndihmë direkte falas. Ekonomisti Dritan Shano tha për Syri tv se 80% e fondit eshte kredi dhe kjo do te sjelle rritje te borxhit publik për Shqipërinë.

"Duhet të jemi të ndershëm. Nuk duhet të tallesh e të lodrosh mbi fatkeqësinë e njerzve e të krijosh fortuna propagande për këtë çeshtje".

"Të gjitha shtetet qe u shprehen për impenjim për ndihmë të Shqipërisë, shtruan nevojën e transparencës së menaxhimit të këtyre fondeve", tha Shano.

Ata ishin aty që të ndihmonin shqiptarët dhe Shqipërinë e jo të jepnin vlerësime. Shteti kishte rënë.

Na u deshen tre muaj për të nxjerrë një faturë.

Shifra është e madhe por 80 për qind e saj është kredi.

Shqipëria mund të marrë kredi sa të dojë në tregun e hapur. Qeveria duhet të jetë e kujdesshme sepse shifra është shume e madhe. Janë 880 milonë euro.

Pra kjo është kredi, dhe pikë, eshtë një kosto shtese mbi kurrizin e Shqiptarëve.

Një pjesë e kësaj kostoje vjen për shkak të dështimit të shtetit.

Mesazhi im është shumë i thjeshtë, zbatoni ligjin e mos prekni ato para sepse janë para jete dhe gjaku të humbur, tha nder të tjera Shano në intervistën e tij për Syri tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco