Cakaj në Kosovë, nuk guxon të përmendë `Shengenin ballkanik` të Ramës

Cakaj në Kosovë, nuk guxon të përmendë `Shengenin ballkanik` të Ramës

12:00, 19/02/2020
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon sot në Kosovë, deri në këtë moment nuk e ka përmendur fare projektin që shefi i tij i madh, Edi Rama, e ka shndërruar në sfidë personale: Minishengenin ballkanik.

Pas takimit me homologun e tij në Kosovë, Glauk Konjufcën, Cakaj deklaroi për mediat, se biseda e tyre ishte e fokusuar vetëm në zgjerimin e  bashkëpunimit në mes të dy shteteve shqiptare.

‘Puna e ministrit Konjufca veçanërisht në rrethanat ekzistuese në një kohë kur ka pikëpyetje të shumta është thelbësore për forcimin e mëtejmë ndërkombëtar të pozicionit të Kosovës dhe si rrjedhojë nuk është vetëm çështje e Kosovës, por edhe çështje e lartësimit të interesave kombëtare në përgjithësi.

Jam i lumtur që jam në Kosovë për dy arsye, po vi në një periudhë sapo është formuar qeveria, për t’i dhënë shtysë të re bashkëpunimit mes dy vendeve dhe e dyta është mbajtja e bisedave që zhvilluam sot për të zgjeruar bashkëpunimin’, ka thënë ai.

Duke mbetur vetëm brenda marrëdhënies dyshe, Shqipëri-Kosovë, Cakaj shtoi se kanë trajtuar me Konjufcën edhe disa çështje të rëndësishme, siç është ajo e ambasadave të përbashkëta.

‘Me Z.Konjufca trajtuam disa probleme që janë thelbësore për bashkëpunimin. E shprehëm gatishmërinë për zhvillimin e ambasadave të përbashkëta. Ne jemi të gatshëm edhe në një numër të konsiderueshëm që të vazhdojmë në të njëjtën praktikë.

Dua të theksoj se marrë parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, i kam propozuar z.Konjufca dy marrëveshje fillestare, e para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës.

Marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian’, ka deklaruar Cakaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco