Abuzimi me nxënësit në Fier, Malaj: Duhet reagim, heshtja përpara kësaj ngjarje është e patolerueshme

Abuzimi me nxënësit në Fier, Malaj: Duhet reagim, heshtja përpara kësaj ngjarje është e patolerueshme

11:08, 19/02/2020
A+ Aa A-

Ish deputeteja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj ka reaguar më një shenim në faqen e saj në facebok pas publikimit të fakteve rrëngjethëse nga një emision televiz investigativ për abuzimet seksuale me nxënësit në një shkollë në Fier.

“Është e nevojshme që e gjithë shoqëria të behet pjese e nje reagimi mbarë kombetarë, sa nuk është vonë për fëmijët tanë!”, shkruna Malaj në shenimin e saj.

Ja postimi:

Sot në mbrojtje të femijeve!

Sot është dita që të reagojme të gjithë , pasi shkolla po shkon drejt degradimit!

Është e nevojshme që e gjithë shoqëria të behet pjese e nje reagimi mbarë kombetarë, sa nuk është vonë për fëmijët tanë!

Emisioni investigativ “Stop”, tashmë me zë , figurë po tregon se cfarë po ndodh nëper shkolla. Nuk besoj se gjithkush që e gëzon statusin e prindit apo edukatorit mund t’i shoh pamjet e emisionit si telenovelë, meqenese femija i tij , është i mbrojtur dhe nuk është ai apo ajo pre e dhunës seksuale në shkollë??!!! Keto jane rastet me skandaloze qe mund të ndodhin në sistemin tone arsimor, duke e tronditur këtë nga themelet!

Të bëhemi bashkë dhe të shpëtojmë shkollën dhe femijet tanë sa nuk është vonë!

Sot jemi të gjithë te akuzuar si prinder dhe si shoqëri nese nuk do të veprojmë!

Sot të gjithë duhet të bëhemi barrierë për të shkulur këtë të keqe nga rrenja , pasi neser nuk mund të zhbëjmë dot më traumën e femijëve dhe degradimin e shkollës! Nè solidaritet me letren e hapur të z. Hazizaj, CRCA , ftoji insrutucionet dhe atë të Avokatit të Popullit , të reagojnë.

Ftoj prinderit të behen pjese e ketij reagimi qytetarë , per te marrë fatet e femijeve dhe sigurinë e tyre , si pergjegjesi sociale dhe per t’i vënë institucionet para pergjegjesisë! Heshtja perpara kësaj ngjarje është e patolerueshme !

Klithma e vajzes për ndihmë i drejtohet të gjithë shoqërisë!

Se f?mijet dhe jeta e tyre është e para !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco