'Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me atë që përfaqëson Rama!'

'Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me atë që përfaqëson Rama!'

09:28, 19/02/2020
A+ Aa A-

Nga Ina Zhupa

Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me atë që përfaqëson Rama! Sepse të punosh për qytetarët, sipas Ramës është dështim. Të punosh për krimin, jo!

Të ndalosh mafian e ndërtimit, sipas Ramës është dështim, të jesh partner i saj dhe t’i pastrosh paratë me kulla shumëkatëshe, jo!

Të ndërtosh shkolla, kopshte e çerdhe, sipas Ramës është dështim, të vjedhësh çdo qindarkë deri dhe tek shërbimi shëndetësor, jo!

Të përfaqësosh vlerat qytetare, sipas Rames, është dështim, të kriminalizosh shtetin dhe qeverine, jo!

Ky modeli i Edi Rames duhet zhdukur një orë e më parë!

Basha është modeli i politikanit europian, që mbart në karrierien e tij arritje historike për vendin.

Ai është ndër kontribuesit kryesore për ndërtimin e Rrugës së Kombit, Rama u vuri taksë shqiptarëve të veriut dhe Kosoves.

Basha është ndër kontribuesit kryesorë të anëtarësimit të vendit në NATO, Rama po e mban peng tash 6 vjet hapjen e negociatave.

Nën lidershipin e Bashës, Shqipërisë iu liberalizuan vizat, Rama përzuri shqiptarët nga vendi i tyre, i ktheu azilantë që rrezikojnë liberalizimin e vizave, se i vodhi dhe varfëroi Shqipërinë.

Lulzim Basha punoi për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të saj, Edi Rama, siç e thone media dhe ekspertë ndërkombëtarë, u investua personalisht për ndarjen e saj.

Ai mashtroi shqiptarët për 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, rend dhe siguri, ulje të çmimit të produkteve të shportës, ulje të çmimit të energjisë, etj.

E shndërroi Shqipërinë në vendin me taksat dhe çmimet më të larta, ku 1/3 e qytetarëve nuk sigurojnë dot as ushqimin e përditshëm.

Arritjet e Rames, me te cilat tashme ka nje vend të përcaktuar në histori, jane kriminalizimi i shtetit, shndërrimi i Shqipërisë në Kolumbinë e Europes, vendi më i korruptuar dhe me emigracionin më të madh.

Nëse dështimi do të kishte një emër tjetër, ai do të ishte Edi Rama!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco