Rama: Nga Meta pres gjithçka/ Zëdhënësi i presidentit: Gruaja e Bilalit do takohet me popullin

Rama: Nga Meta pres gjithçka/ Zëdhënësi i presidentit: Gruaja e Bilalit do takohet me popullin

22:46, 18/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Real Story, komentoi edhe deklaratat e sotme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili kërcënoi edhe me shpërndarje Parlamenti, duke përmendur shpesh grushtin e shtetit.

Sipas tij, nga Meta pret gjithçka.

“Sinqerisht nuk kam asnjë të dhënë nga klima politike në Shqipëri, në këtë Shqipërinë e 1 km katror nga Presidenca te SHQUP. Nuk kam të dhëna të veçanta, por nuk kam asnjë çudi, janë situata ciklike që shfaqen hera-herës. Thjesht ndryshon teksti i këngës, por muzika është po ajo. Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve", u shpreh Rama.

Por nuk ka munguar kundërpërgjigja nga Presidenca.

Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook, paralajmëron kryeministrin.

"Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin", shkruan Blushi. /SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco