Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

SHBA nuk ka besim tek menaxhimi i fondeve/ Rama debat me Gjekmarkajn

SHBA nuk ka besim tek menaxhimi i fondeve/ Rama debat me Gjekmarkajn

22:16, 18/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në "Real Story", është shprehur se e ka kërkuar vetë në SHBA Akademinë e Transparencës.

Por sipas analistit Agron Gjekmarkaj, SHBA nuk ka besim sepse në Shqipëri kilometri i një rruge kushton plot 20 milionë euro.

Debati në studio:

AGRON GJEKMARKAJ: Unë kam një pyetje të shkurtër. SHBA dhanë pak në krahasim me të tjerat, 5 milion dollarë për transparencën, nuk kanë besim për mënyrën e menaxhimit, sepse këtij 1 km jepet 20 milion euro. Një ministër shumë të akuzuar e rikthyhet apo edhe të klientëve që ndodhen afër qeverisë. Ka një mosbesim të qeverisë.

EDI RAMA: Unë kam Zahon që pret aty për ditëlindjen e të motrës prandaj më pyesni për gjëra të rëndësishme. SHBA nuk shquhet për zemërgjërësi për fondet, por për gjëra të tjera. është një shumë që për SHBA, për atë mënyrë që kanë qasjen e tyre është shumë OK.

Akademinë e transparencës e kam kërkuar unë në SHBA, shkova aty dhe i thashë unë e di që keni një qasje tjetër për donacionet, mobilizuan fondet pafund për Haitin por në një mënyrë tjetër. Dua që në programet e USAID të bëjmë një sëitch ga një shumëe paarashikuar për më tutje, dhe dua një akademi transparence që fillon me një pilot për rindertimin, dhe më pas do të kontrollojë gjithë proceduart. Palmer e tha, me kërkesë të kryeministrit. Legjendat i komentoni ju, i propagandoni ju, dhe kur vij unë përgjigjem për legjendat.

AGRON GJEKMARKAJ: Historia e 20 mln për km, është ky një problem

EDI RAMA: Asfalti nuk shitet me metra, por vlerësohet rruga për volumin e punës. Varret a ka ura apo korsi biçikletash

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco