Si e gënjeu Rama, Mark Zuckerberg-un?

Si e gënjeu Rama, Mark Zuckerberg-un?

21:10, 18/02/2020
A+ Aa A-

Biznesmeni gjerman Christian Angermayer ka zbuluar për mediat fotografinë kur KM Edi Rama, i shpjegon CEO-s së Lufthansa-s Carsten Spohr, Mark Zuckerberg dhe atij, pse Shqipëria është i vetmi vend ish-Sovjetik që nuk ka parti komuniste.

“Shqipëria përjetoi shumë më keq komunizmin Stalinist Maoist të epokës së gurit. Ne e dimë nga përvoja e dhimbshme se socializmi nuk funksionon“, tha Rama, thotë Angermayer.

Kuptohet që Edi Rama ka gënjyer edhe Carsten Spohr, Mark Zuckerberg dhe Christian Angermayer nëse ka thënë që në Shqipëri nuk ka Parti Komuniste.

Sepse nëse shkoni në internet në faqen e KQZ: cec.org.al dhe shihni të gjitha partitë politike të regjistruara për zgjedhjet e vitit 2017, do të gjeni të paktën 4 parti të majta ekstreme, ku 2 prej tyre kanë “komuniste” në emrin e tyre dhe përkatësisht “Partia Komuniste e Shqiperise 8 Nentori “dhe” Partia Komuniste e Shqiperise “.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco