Fazat e tij/ Zbardhet skema e ‘grushtit të shtetit’ që po realizon Edi Rama

Fazat e tij/ Zbardhet skema e ‘grushtit të shtetit’ që po realizon Edi Rama

15:24, 18/02/2020
A+ Aa A-

Nga media, gazetarë e analistë të cilët ende nuk janë kapur nga borderoja e Rilindjes, prej kohësh është ngritur alarmi për një kapje të gjithë pushteteve ‘De Fakto’ dhe ‘De Jure’ nga Edi Rama dhe ajo çfarë përfaqëson ai në të vërtetë.

Ditët e fundit edhe presidenti i vendit, Ilir Meta, ka intensifikuar një fushatë publike dhe me fakte e dokumente po tregon se aktualisht në Shqipëri është në fazën e fundit përmbyllëse,  ‘një grusht shteti’.

Kjo fazë e fundit duket se është tentativa e paskrupullt, që po bën  Edi Rama për të kapur përfundimisht Reformën në Drejtësi në përgjithësi dhe veçanërisht, Gjykatën Kushtetuese.

Përpara se të arrinte deri këtu ai morri në kontroll të plotë  qeverinë, duke shmangur në mënyrë të dhunshme Partinë Socialiste, forumet e të cilës i ka bërë inekzistente, si dhe grupin parlamentar i cili është shndërruar në një repart ushtarak, i cili rri gjithmonë në rresht dhe ‘Gati-Tu’ përpara ‘komandantit.

Image

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, të cilat u vërtetuan pas publikimeve të dy dosjeve me përgjime, se u vodhën në masë në bashkëpunim edhe me krimin e organizuar dhe policinë e struktura shtetërore, si dhe pas largimit të detyruar të opozitës nga parlamenti, Rilindja, kapi përfundimisht edhe legjislativin. Parlamenti aktual sipas shumë juristëve të njohur është ilegjitim me 122 deputetët e tij, nga 140 që përcakton Kushtetuta.

Me zgjedhjet lokale moniste të vitit të shkuar, për të cilat OSBE nuk po denjon as që të nxjerrë raport, Edi Rama, kapi 100% edhe një pushtet tjetër. Tashmë nën hyqmin e tij janë  61 bashkitë e gjithë vendit dhe 100%, të këshillave bashkiakë. E njëjta situatë paraqitet, edhe me institucionet e drejtësisë.

Pra pushteti ekzekutiv (qeverisja) bashkë me pushteti lokal (bashkitë dhe këshillat), ai legjislativ (parlamenti) dhe ai i Drejtësisë së Re pas katrahurës që është bërë në komisionet parlamentare me emërimet në institucionet kryesore, tashmë janë të përqendruara në grushtin e organizatës, ‘Rilindja’, që drejton Edi Rama.

Edhe një ‘pushtet i katërt1 i cili duhej të ishte një prozhektor për tre pushtetet ‘de fakto’ siç është media, kontrollohet në masën më të madhe nga Rlindja. Burimi i vetëm i të vërtetës për Televizonet Kombëtare dhe gazetat e mëdha është ‘porta informative’ personale e kryeministrit; ERTV.

Image

Ato pak media online që rezistojnë në gjithë këtë proces të ‘grushtit të shtetit’ që po përmbyll Rama, janë vënë përpara shantazhit dhe  një dileme ekzistenciale, me rastin e ligjit Anti-Shpifje.

Duke përdoru herë kulaçin e herë kërbaçin, nën thundër po vihet edhe organi i akuzës (prokuroria) dhe Gjyqësori, përmes ligjit Anti-KÇK i cili arin deri aty sa që kreun e SPAK e vendos nën urdhrat e ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të policisë.

Kurse aksioni i fundit në parlament me ligjin që ndryshon Kushtetutën për betimin e anëtarëve të GJK është një përpjekje e radhës, për rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit.

Nëse do të krijonim një hartë me pushtetet dhe institucionet e shtetit shqiptarë, atëherë ajo do të kishte komplet ngjyrën mavi të Rilindjes, përveç një ‘kështjelle’ në një cep, që vazhdon të rezistojë; Presidenca.

Rënia edhe e saj do të shënjonte fazën, kur një ‘grusht shteti’ mund të quhet i përmbyllur, nëse ndërkombëtarët do të vazhdojnë të mos alarmohen për diktaturën që po instalohet në zemër të Evropës së tyre dhe Europës, që populli shqiptarë ëndërron e aspiron.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari18/02/2020 16:06

Kam thene edhe here tjeter qe ky rregjim kriminal largohet vec me dhune. Te tjerat jane dengla. Nuk jam dakord me rekomandimet e nderkombetareve. Bundestagu eshte per gjermanet dhe ska asnje lidhje me ne. Po pritem nga nderkombetaret instalimi i diktatures do te jete nje realitet shume shpejt. Duhet mbeshtetur Presidenti yne i nderuar si i vetmi institucion legjitim dhe i besueshem. Opozita te jete ne lartesine e detyres qe i takon per tu prire njerzve qe vertete e duan vehten dhe vendin e tyre.

Shto koment

Denonco