Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Blushit në kompaninë e inceneratorëve

Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Blushit në kompaninë e inceneratorëve

15:17, 18/02/2020
A+ Aa A-

Me datën 12 shkurt 2020, CNA.al publikoi një dokument zyrtar, të siguruar në Bullgari nëpërmjet të cilit del zbuluar ortakëria e Klodian Zotos , bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të ‘Integrated Technology Service’ kompanisë së konçesionit të inceneratorëve,  me gruan e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin.

Sipas dokumentit të siguruar nga CNA.al, Ben Blushi del si ortak i një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri për çështjen e inceneratorëve, por që marrëdhënien tregëtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

Në dokumentin e publikuar nga CNA.al, thuhet se ‘Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet EM CAPITAL GROUP AD e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim  të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji’.

Më tej, CNA.al në vijim të investigimit publikoi të tjera dokumente ekskluvize, nëpërmjet të cilave tregohet se kompania ku aksionere është edhe Eva Blushi, ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, themeluar nga Dritan Hoxha në tetor të vitit 1993.

Kontrata e shitjes së aksioneve nga trashëgimtarët e Dritan Hoxhës tek pronarët e inceneratorëve dhe tek gruaja e Ben Blushit, mban datën 25 nëntor 2019, dhe është firmosur përpara noteres Majlinda Demollari.

Kontrata mban firmën e drejtorit të kompanisë EM Capital Group AD dhe Vjollca Hoxhës, e cila ka hedhur firmën për të gjithë aksionerët e tjerë.

Ndërkohë, CNA.al ka mundur të sigurojë dokumentat e plota ekskluzive.

Këto dokumenta janë zyrtare dhe tregojnë se kompania EM Capital Group, në pronësi të pronarëve të koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, janë bashkëortakë me Eva Blushin e cila gëzon 33% të aksioneve në këtë kompani, ku Klodian Zoto ka 34% dhe Mirel Mërtiri 33%.

Pra, ashtu siç paralajmëruam në shkrimin tonë të mëparshëm, ne sot sjellim më poshtë të gjitha dokumentet që tregojnë kohën e themelimit të kësaj kompanie dhe përqindjen që gëzon secili aksioner.

Pasi raportuam se kompania e koncesionit të incenetratorëve është në bashkë pronësi me Eva Blushin dhe është themeluar vetëm dy muaj përpara se të blinte Valtelina SHPK,  mbajtësen emrit tregtar Lori Kafe, e cila ka të njëtët aksionerë me Top Channel

Dokumentet tregojnë zyrtarisht se kompania është themeluar në tetor të vitit 2019, dhe vetëm dy muaj më pas, pra në 25 nëntor ka bërë blerjen e Valtelina Kafe, me 25%, duke paguar 1.5 milion dollarë, në një total shume prej 2.2 ku diferenca e vlerës totale do të paguhej për një periudgë prej 6 muajsh.

Mesa duket skandali, qartësisht me nxjerrjen e dokumenteve të reja thellohet, pasi EM Capital Group në Bullgari është themeluar nga pronarët e inceneratorëve dhe gruaja e Ben Blushit, për të blerë më pas Valtelina Kafe. Pra, për të çuar tek pronarët e Top Channel, rreth 2.2 milion dollarë.

CNA.al në vazhdim do të sjellë të tjera detaje nga skandali i inceneratorë-Ben Blushi-Top Channel.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Elvi 18/02/2020 15:30

    Ky blush bythq.... kelysh komunisti qe beri gjoja si opozitar se si pelqente politika e rames.po kush po i ha kto mer tq do shkoni qe te gjith po he, beni qef edhe pak

    Shto koment

    Denonco