Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

VIDEO/ Si mashtroi live ministri i Ramës për milionat e dhuruara në Bruksel

VIDEO/ Si mashtroi live ministri i Ramës për milionat e dhuruara në Bruksel

12:49, 18/02/2020
A+ Aa A-

Nuk dihet se si ja bëri; me linjën Bruksel-Tiranë në momentet e fundit, apo ndoshta ka përdorur avionin e ri qeveritar që presidenti i Turqisë Taip Erdogan i ka dhuruar së fundmi Edi Ramës.

Ministri i Rindërtimit ose i ashtuquajturi ‘tigri i financave shqiptare’, Arben Ahmetaj, edhe pse Konferenca e Donatorëve në Bruksel u mbyll në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, arriti që në orën 22:14 minuta të futet triumfalist në studion e `Opinion` të Blendi Fevziut.

Ky i fundit me rastin e 1.15 miliardëshit euro që ‘u korr’ me sukses, ndryshe nga Sokol Balla, kishte prishur axhendën e emisionit duke spostuar 100 vjetorin  e Tiranës kryeqytet me gjithë Lali Erin brenda dhe ja kushtoi atë me të drejtë, `hudhrës` që Rama vendosi në Bruksel!

Gjithsesi pas hyrjes madhështore, Ahmetaj, mori menjëherë fjalën dhe tha:

‘Ishte një mbështetje ndërkombëtare spektakolare me solidaritet me popullin shqiptar dhe me familjen që kanë humbur të dashurit dhe shtëpitë e tyre, ishte në një nivel të papërshkrueshëm. Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë.

Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike’.

Por vetëm pak minuta më pas i ftuari tjetër në studio, Gjergj Buxhuku, që kupton mirë se çfarë janë grantet, kreditë e buta, bankat etj, ndërhyri duke thënë se sipas tabelave zyrtare që sapo kishin dalë nga Konferenca e Donatorëve, nuk ishte e vërtetë se paratë e dhuruara ishin 400 milion euro, por gati dyfishi më pak.

Pas kësaj Ahmetaj ‘u mek’ dhe pasi tha që do ti shoh edhe njëherë tabelat, e kapërceu `mashtrimin` që sapo kishte bërë live me fjalët, se ‘nuk ka rëndësi shifra, sepse për çdo euro të dhuruar duhet të jemi mirënjohës dhe të themi faleminderit’.

Arben Ahmetaj prej 2 ditësh ndodhej në Bruksel së bashku me Edi Ramën dhe përpara tryezës së konferencës, ashtu si deklaroi edhe vetë, kishte bërë takime të shumta me donatorët e kredidhënësit e bankave dhe të përfaqësuesit e shteteve, duke qenë kështu në dijeni (pak a shumë) të dhuratave dhe të kredive apo më saktë të borxheve, që do të jepeshin me këtë rast.

Edhe pse gjatë atyre më shumë se 90 minutave në ‘Opinion’ nuk u kuptua qartë, se sa para nga 1.15 miliardët e konferencës janë dhuratë dhe sa janë borxh që do të lahet nga taksapaguesit shqiptarë, shumë shpejt u mësua e vërteta.

Sipas tabelës zyrtare, nga 1.15 miliard euro të mbledhura dhe të akorduara mbrëmë, plot 885 milion euro janë kredi. Nëse bëjmë një zbritje të thjeshtë matematikore, atëherë 400 milonëshi i `tigrit të financave`, del vetëm 265 milion euro!

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco