Kjo qeveri grabit fondet publike, Vasili: Mirënjohje SHBA-së per Akademinë e Transparëncës…

Kjo qeveri grabit fondet publike, Vasili: Mirënjohje SHBA-së per Akademinë e Transparëncës…

11:14, 18/02/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka komnentuar me një shenim në faqen e tij në facebook qëndrimin e SHBA për ndihmat ndaj Shqipërisë për rindërtimin pas pasojave të termetit të fundvitit të kaluar.

“Mirënjohje SHBA-së për trasparencen dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e termetit!”, shkruan Vasili në një shenim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

Mirënjohje SHBA-së për trasparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e termetit!

SHBA do të krijojne Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies për fondet e donacioneve.

Të gjithë e dinë brenda dhe jashtë vendit dhe e kanë bindje, që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron, përvehtëson dhe grabit fondet publike të të gjitha llojeve.

Ndaj edhe SHBA do të ngrenë Akademine e Trasparencës dhe Llogaridhenies duke akorduar 5 milion dollarë për këtë, në mënyrë që këto fonde të kthehen në një ndihmë konkrete për shqiptarët në nevojë dhe jo zahire për qeverinë.

Ja deklarata e Ambsades se SHBA në Tiranë:

" Z.Mattheë Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, gjatë fjalës së tij sot në Konferencën e Donatorëve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco