Padi në SPAK, PD ngre 7 akuza për Beqjen, Manastirliun, Nushin dhe të paktën 10 të tjerë

Padi në SPAK, PD ngre 7 akuza për Beqjen, Manastirliun, Nushin dhe të paktën 10 të tjerë

11:04, 18/02/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, kallëzimin penal për koncesionin e check up-it.

Duke e konsideruar atë si një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të paktën dhjetë persona, mes të cilëve ish Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ministren aktuale të Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu dhe aksioneren e kompanisë përfituese të check up-it, Vilma Nushi.

Ata ngarkohen me 7 akuza, që nga korrupsioni aktiv dhe pasiv, shpërdorimi i detyrës deri tek përfitimi i paligjshëm.

Kallëzimi penal ka analizuar me prova dhe fakte shkeljen e ligjit, në dy faza, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës.

Në kallëzim evidentohet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

‘Sipas provave të administruara rezulton se Ministria e Shëndetësisë, ka pasur ngut të pashpjegueshëm për të përfunduar, në mënyrën e parapërcaktuar, këtë procedurë koncesionare. Ajo ka prezumuar mungesën e ankimit nga operatorët e tjerë, fakt ky që provon se e gjithë procedura koncesionare ka qenë fiktive dhe fituesi ishte paracaktuar’ – thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Në kallëzimin e dorëzuar prej Partisë Demokratike vihet në dukje, përmes provave, se funksionarët publikë nuk kanë ushtruar kontrolle apo kanë lejuar vazhdimin e shkeljeve të kontratës, duke i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm qytetarëve shqiptarë dhe financave të shtetit.

‘Kjo nuk kryhet vetëm si pasojë e paaftësisë, por ka në bazë një interes financiar dhe ekonomik, që i detyron të mos kryejnë detyrën funskionale dhe duke lejuar shkeljet e jashtëzakonshme të kontratës’-thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

Të gjitha shkeljet e kryera kanë sjellë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit, dhe se është provuar shkelje e barazisë në tendera, si dhe cënimin e interesit publik, duke pasur parasysh cilësinë e shërbimit dhe marrëdhënien financiare ndërmjet fituesit dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Deshmitar18/02/2020 12:37

Kriminelja e ketij populli Vilma Nushi ne burg per gjithe jeten e mbas saj keta ministra hajduta me gjakun e ketij populli te vuajtur

cuf dabjoni18/02/2020 11:40

Më në fund u krye ajo që dhjetëra herë kam kërkuar këtu tek Ju te dashur botues e administratorë dhe miq të SYRI.Net, të vetmes Tribunë reale e zyrtare të Opozitës dhe Partisë Demokratike : Jo denoncime në gazeta e fb por Kallëzime Penale në Prokurori. Kjo duhet vazhduar me Urgjencë për PPP e mjaftë pisllëqe të tjera të Bandës që qeveris vendin. Vetëm kështu ata mund të largohen dhe të shkojnë atje ku e meritojnë në Burgun e Reçit. Në se organi i Akuzës (SPAK-u) nuk vepron ja vlejnë protestat pa ndërprerje deri sa të veprojnë në përputhje me Ligjet dhe interesat e vendit

Shto koment

Denonco