Apeli i Nishanit: Monitorim 1 miliard eurove, qeveria e korruptuar rrezikon t’i zhdukë

Apeli i Nishanit: Monitorim 1 miliard eurove, qeveria e korruptuar rrezikon t’i zhdukë

11:01, 18/02/2020
A+ Aa A-

Bujar Nishani, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka kërkuar sot publikisht prej opozitës, medias, shoqërisë në tërësi, monitorim të rreptë të mbi 1 miliard eurove financime që iu dhanë Shqipërisë për rindërtimin nga tërmeti. “Qeveria shqiptare si njëra prej 3 qeverive më të korruptuara të botës, bashkë me ato të Laosit dhe Sierra Leones, rrezikon t’i zhdukë”, vë alarmin në mesazhin e tij, Bujar Nishani.

“Miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë i ofruan shqiptarëve të dëmtuar nga tërmeti mbi një miliard euro. Tashmë kjo shumë është e mjaftueshme që çdo familje e dëmtuar të ketë një shtëpi të re dhe orenditë brenda saj, - ka theksuar ai. - Me këtë shumë parash, çdo pallat, shtëpi, dyqan e objekt tjetër i dëmtuar duhet shembur në tokë e ngritur i ri mbi rrënojat e të vjetrit.

Shqiptarët e dëmtuar duhet të marrin tashmë ndihmën e madhe që miqtë ju dhanë për zëvendësimin e dëmeve që pësuan.  Por, njëkohësisht rreziku i korrupsionit dhe vjedhjes së këtyre parave të shqiptarëve të dëmtuar është shumë i lartë.

Qeveria shqiptare si njëra prej 3 qeverive më të korruptuara të botës, bashkë me ato të Laosit dhe Sierra Leones, rrezikon t’i zhdukë në xhepat e hajdutëve këto para në vend të ndërtimit të shtëpive të reja e paisjeve për çdo familje të dëmtuar.

Ndaj është detyrë dhe përgjegjësi e madhe e opozitës, medias, shoqërisë në tërësi të monitorojë çdo ditë kalimin e parave të dhëna tek shqiptarët e dëmtuar dhe jo në xhepat e qeveritarëve të korruptuar,” e ka përfunduar mendimin e tij Bujar Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco