Bie optimizmi i nxituar/ Franca na fali vetëm 1 milionë euro

Bie optimizmi i nxituar/ Franca na fali vetëm 1 milionë euro

10:57, 18/02/2020
A+ Aa A-

Të gjithëve na çuditi lajmi i dalë pasditen e djeshme se Franca  i kishte dhënë Shqipërisë, 100 milionë euro ndihma.

Por duket se makina e propagandës ka punuar në mënyrën më të mirë gjatë konferencës së donatorëve. Të dhënat që dilnin vetëm nga zyra e Edi Ramës, bënë lëmsh shumë mediat dhe më shumë qytetarët.

E kjo duket fiks në rastin e Francës dhe atë të Italisë.

Fillimisht u tha se Franca kishte dhënë 100 milionë euro ndihma dhe 60 milionë euro kredi.

Por optimizmi i madh i pasdites është fashitur në mbrëmje.

Ishte vetë Arben Ahmetaj i cili tha se Franca i ka falur Shqipërisë vetëm 1 milionë Euro dhe 60 milionë euro kredi. Duket se propaganda këtij 1 milionëshi i ka shtuar dje pasdite dy zero, duke e bërë 100 milionë.

Edhe shuma që Italia i ka falur Shqipërisë është shumë larg, asaj të bërë publike nga propaganda.

Sërish sipas asaj që tha mbrëmë Arben Ahmetaj në Opinion, Italia na ka dhënë 5 milionë euro grante dhe 60 milionë euro të tjera janë kredi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin 19/02/2020 15:12

Nuk habitur fare. Genjeshtra, mashtrimet, vjedhja jane te zakonshme per Rilindjen. Ne fund te fundit kujt po ia bejne? Popullit qe dikur e mbeshteti per te patur nje ndryshim per me mire por qe i doli me keq. Habia me e madhe eshte pse jane bere kaq te mefshte shqiptaret?!

Xufe18/02/2020 13:27

Franca dhe Italia nuk hedhin lekë kotë për t'i bërë rrush e kumbulla Rilindja hajdute e Edi Ramës. Kuptohet çfar bëjnë këta mashtrues më lëkët po tu lihen në dorë ktyre pa i kontrolluar, kur u munduan të bëjnë mashtrime edhe për konferencën e donatorëve. Zoti i shpëtoftë shqiptarët nga kjo bandë hajdutësh të pa ngopur sa më shpejt.

Shto koment

Denonco