Meta: Edhe me tanke po të më vijnë në presidencë, do marrin përgjigjen e merituar

Meta: Edhe me tanke po të më vijnë në presidencë, do marrin përgjigjen e merituar

22:12, 17/02/2020

Presidenti Meta i ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, tha ndër të tjera se është përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm nëse do synohet shkarkimi i tij.

Gjatë një intervistës televizive, Presidenti Ilir Meta është shprehur se është i përgatitur për çdo skenar dhe se është i vendosur për të mbrojtur Kushtetutën, që sipas tij, po shkelet nga Qeveria.

Meta ka thënë gjithashtu se; “edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore.” Meta hodhi akuza ndaj kryetarit të KED-së, Ardian Dvorani, ku sipas tij, Dvorani po kryen veprimtari kriminale në emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Jam përgatitur për të gjitha skenarët. Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le te vazhdojnë, unë do tu jap përgjigje shembullore. Mafia është kjo. Me datë 8 nëntor, në ditën e partisë, kryetari i Kuvendit i shkruan vetëm Dvoranit, por unë kur nis letra i nis letra njëkohësisht disa autoriteteve siç është edhe Avokati i Popullit. Ata gënjejnë njëri-tjetrin. Bëjnë aktrim të paparë. Unë me 5 nëntor i kam nisur letër Gramoz Ruçit, Dvoranit dhe Avokatit të Popullit. Ndërsa në letrën e Dvoranit që i nis Kryetarit të Kuvendit thotë se s’ka letër nga Presidenca. Këto dokumente i kanë marrë të gjithë ambasadat meqë ato e kanë me merak Reformën në Drejtësi”, ka thënë Meta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari18/02/2020 00:01

Dhe kur TI tju japish "pergjigjen e merituar" tankeve te tyre,popullit do t'i rriten rrogat dhe pensionet,me kusht qe kjo te ndodhi brenda 2022,se pas mbarimit te mandatit , te bejne ca te duan,ti e ke nxjerre inatin! Ke pjerdh komplet zoti president!

Shto koment

Denonco