Kryemadhi: Çdo euro ndihmë është e çmuar, të administrohet me transparencë e përgjegjësi

Kryemadhi: Çdo euro ndihmë është e çmuar, të administrohet me transparencë e përgjegjësi

20:24, 17/02/2020

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi falenderon shtetet që kontribuan në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se, çdo euro është e çmuar dhe duhet t'ju shkojë sa më shpejt në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira. Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.

Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha.

Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë. Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë. 

Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm!

Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj! Ju faleminderit!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco