Kryeministri i pakënaqur/ SHBA nuk i beson Ramës menaxhimin e 5 milionë USD ndihmë

Kryeministri i pakënaqur/ SHBA nuk i beson Ramës menaxhimin e 5 milionë USD ndihmë

20:02, 17/02/2020
A+ Aa A-

Matthew Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë amerikane për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit.

Ajo që ra në sy ishte se asnjë dollar nuk di t’i shkojë direkt qeverisë, por fondi do të përqendrohet për të sigruar transparencën e fondeve për tërmetit dhe të fondeve të tjera publike.

Gjatë fjalës në Konferencën e Donatorëve , zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit theksoi se shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence. Ajo do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike. Shumën e vënë në dispozicion e ka ndarë në 3 komponentë, ku rreth 3.9 milionë dollarë do të shkojnë për akademinë e transparencës, rreth 800 mijë dollarë për të restauruar monumentet e kulturës në Durrës, Krujë dhe Pezë me projekte të menaxhuara nga vetë institucionet e SHBA dhe rreth 600 mijë dollarë ndihmë për Kryqin e Kuq  për ngritjen e një Qendre Operacionale Emergjencash.

Duke zgjedhur këtë formë ndihme, qeveria amerikane shmang dorëzimin e fondeve në administrimin e qeverisë shqiptare, duke mos i besuar asaj asnjë cent nga fondi 5 milionë USD.

Departamenti i Shtetit ka shprehur herë pas here shqetësim për nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri, ndërsa qeveria shqiptare renditet ndër më të korruptuarat në rajon.

Në fjalën e tij Rama nuk arriti të fshihte pakënaqësinë për donacionet e SHBA duke thënë se “amerikanët nuk janë bujarë me paratë, por janë bujarë me eksportimin e standardeve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ylli18/02/2020 14:07

Si mund ti varesh ujkut meçine pupupuuuupu jane hajdute ....... dhe ata e dine me mire se ne kete muhabet

Shto koment

Denonco