Basha: Donacione të bekuara e të mirëpritura. Të përdoren me përgjegjshmëri e transparencë

Basha: Donacione të bekuara e të mirëpritura. Të përdoren me përgjegjshmëri e transparencë

18:54, 17/02/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderon të gjitha shtetet që gjatë Konferencës së sotme të Donatorëve shprehën solidaritetin me Shqipërinë.

Sipas liderit të opozitës, shuma e mbledhur për dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura, por thekson se, duhet nisur puna menjëherë dhe fondet të përdoren me përgjegjëshmëri dhe transparencë.

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”, shkruan Basha në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai17/02/2020 19:44

Nuk arrita dot të dëgjoj të plotë fjalën e përfaqësuesit të SHBA, z.Palmer kur deklaroi shumën prej 5 milion dollarë që ka dhënë për tërmetin. Mesa munda të kap, z. Palmer i kushtoi rëndësi të madhe transparencës së qeverisë në shfrytëzimin e parave të mbledhura nga donacionet.

Shto koment

Denonco