Befasojnë Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ja shuma e ofruar në ndihmë të Shqipërisë

Befasojnë Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ja shuma e ofruar në ndihmë të Shqipërisë

17:53, 17/02/2020
A+ Aa A-

Është duke u zhvilluar në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Projektin e Rindërtimit pas tërmetit, në zonat e dëmtuara në Shqipëri, nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes 100 vendeve pjesëmarrëse në këtë Konferencë, marrin pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.

Qeveria turke zbuloi shifrat në ndihmë të Shqipërisë për rindërtimin nga tërmeti.

“Ndihma materiale, batanije, ushqime me vlerë më shumë se gjysëm milionë euro, ndihma humanitare për Shqipërinë, ka filluar pak kohë pas tërmetit dhe ka arritur deri në 900 mijë euro deri tani.

Qeveria turke do të ndërtojë 504 njësi banimi  në qytetin e Laçit. Projekti në fjalë do të shkojë më shumë se 40 milionë euro. Turqia do të japë gjithashtu edhe 100 mijë euro, për rindërtimin e xhamijave të dëmtuara në zonat e prekura nga tërmeti.

Ndërkohë në total qeveria turke ka vendosur që për Shqipërinë të dhurojë 46.3 milion euro. E gjithë kjo shumë është në formën e granteve por edhe në natyrë.

Sa i përket Emirateve të Bashkuara, shuma e ofruar është plot 70 milionë euro. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco