Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SHIFRAT/ Ja sa dhurojnë shtetet e BE dhe jo vetëm për tërmetin e 26 Nëntorit

SHIFRAT/ Ja sa dhurojnë shtetet e BE dhe jo vetëm për tërmetin e 26 Nëntorit

17:33, 17/02/2020
A+ Aa A-

Në Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në këto çaste në Bruksel, vijojnë të jepen të ardhurat në ndihmë të Shqipërisë për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Nga shifrat e publikuar Italia dhe Gjermania janë dhe dy ndër shtete të cilët kanë dhuruar më shumë për fondin e rindërtimit në Shqipëri.

Ndërkohë interes ka patur për shifrën që do të jepte Serbia, nisur edhe nga deklarata e Presidentit Vuçiç në Tiranë, i cili tha se do të ishte një shumë e mirë.

Mësohet se Serbia do të dhurojë 2 milion euro, kurse Greqia 2.5 milion euro dhe ndërtimin e 200 shtëpive.

Donacionet sipas shteteve deri më tani:

BE- 100 milion euro,

KE- 15 milion euro,

Gjermania – 11 milion euro,

Italia-  65 milionë euro,

Suedia-  5.6 milion euro,

Britania e Madhe- 1 milion pound,

Kroacia- 1 milion euro,

Luksemburgu-  250 mijë euro,

Serbia- 2 milionë euro,

Polonia-  2.7 milion euro,

Danimarka-  2.7 milione euro,

Greqia-  2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,

Holanda- 3 milion euro,

Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e  objekteve arsimore,

Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,

Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna ose 380 mijë euro për ndërtimin e një shkolle

Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura,

Hungari 5.6 milione euro,

Finlanda jep 300 mijë euro,

Bullgari 375 mije euro,

Spanja 20-25 mije euro,

Rumania jep 2 milion lei, ose rreth 420 mijë euro

Mali i Zi 500 mije euro,

Kosova 200 mijë euro,

Bosnje Hercegovina 100 mijë marka

Maqedonia e Veriut 97 mijë euro

Emiratet e Bashkuara Arabe 70 milionë euro

Zvicra 9 milionë euro

SHBA 3,9 milionë euro

Japonia 2,5 milionë euro 

Katari 3,9 milionë euro

Vijon…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco