Franca i dhuron Shqipërisë 100 milionë euro, por nuk ia beson qeverisë Rama

Franca i dhuron Shqipërisë 100 milionë euro, por nuk ia beson qeverisë Rama

17:11, 17/02/2020
A+ Aa A-

Konferenca e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel po zbulon edhe shifrat e ndihmave të shteteve anëtare në funksion të rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Përveç Italisë që dhuron 65 milionë euro dhe Gjermanisë 11 milionë, Franca dhuron plot 100 milionë euro, por shuma në fjalë nuk do të jepet cash.

60 milionë euro Franca do ti japë në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë", tha ministri i jashtëm francez.

Siç duket Parisi zyrtar nuk i beson qeverisë Rama dhe për këtë arsye shuma e konsiderueshme do të ofrohet si projekt, I cili gjatë gjithë kohës do të monitorohet dhe ndiqet nga vetë francezët, raporton Syri.net.

Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. 17 mijë njerëz në total u zhvendosën nga banesat e tyre, ndërsa 202 mijë persona u prekën nga tërmeti në 11 bashki.

Shifra zyrtare të dëmit të shkaktuar nga ky tërmet që është 985 milionë euro.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE-100 milion euro

KE-15 milion euro

Gjermania 11 milion euro

Italia 65 milionë euro

Suedia- 5.6 milion euro

Britania e Madhe 1 milion pound

Kroacia-1 milion euro

Luksemburgu 250 mijë euro

Serbia dy milionë euro.

Polonia 2.7 milion euro

Danimarka 2.7 milione euro

Greqia 2.5 milione euro dhe 200 shtëpi.

Austria 1 milion euro

Sllovenia 300 mijë euro

Republika Çeke 380 mijë euro (për ndërtimin e një shkolle)

Hungaria 250 mijë euro (për rikonstruksionin e kishave të dëmtuara)

Finlanda 300 mijë euro 

Rumania 480 mijë euro

Luksemburgu 150 euro për fëmijët dhe për hapësira të sigurta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco