Dy historitë e Edit që rrëzojnë Shqipërinë e gënjeshtërt të Ramës

Dy historitë e Edit që rrëzojnë Shqipërinë e gënjeshtërt të Ramës

16:38, 17/02/2020
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja në një shkrim të gjatë të botuar në gazetën Panorama, ka ‘pikturuar’ Edi Ramën përballë gazetarëve.

Dhe Lubonjës i kanë mjaftuar dy histori për të rrëzuar propagandën, ose siç thotë ai Shqipërinë e gënjeshtërt që ka ndërtuar Rama dhe propaganda e tij.

Këto histori me të cilat Lubonja ilustron Shqipërinë e gënjeshtërt të Ramës janë thënë nga goja e vetë kreut të qeverisë.

Pjesë nga shkrimi i sotëm i Fatos Lubonjës:

Po e ilustroj këtë që thashë me dy fabula të ditëve të fundit, ku na shfaqet një Kryeministër 1 që rrëzon Edi Ramën 2.

Fabula e parë është fjalimi i tij me rastin e 100-vjetorit të Tiranës. Midis të tjerash, Kryeministri u tregoi të pranishmëve një fabul, që nuk është hera e parë që e dëgjojmë. E kam fjalën për atë me VIP-in ndërkombëtar, ‘nga një vend shumë serioz’, i cili nuk dëgjonte të dilte nga salla e VIP-ave në Rinas sepse kërkonte makinë të blinduar, ngaqë kishte idenë se rrugës mund ta vrisnin apo grabisnin kriminelët e shumtë. Por, pasi Kryeministri ynë i tha se mund të kthehej mbrapsht sepse qeveria nuk ofronte shërbime të tilla, ai u bind dhe u nis për në Tiranë. Kur e pa se çfarë vendi i qetë e i sigurt ishte kryeqyteti ynë, VIP-i në fjalë shkoi e i kërkoi atij falje duke i thënë se ndihej në siklet, se ishte ndierë budalla nga kërkesa që kishte bërë.

Morali i fabulës 1: Shqipëria është një vend i sigurt, por janë ca njerëz të këqij që punojnë për ta bërë vendin gogol.

Fabula e dytë është e së njëjtës ditë, ose e një dite më pas. Sipas një lajmi që u dha nga Policia, në afërsi të selisë së Partisë Socialiste, që atë ditë kishte nderin të kishte brenda vetë Kryeministrin, ishte arrestuar krimineli i rrezikshëm Vladimir Gjuta, i cili po sillej atypari i armatosur. U aludua se ai ndodhej aty, pasi donte të vriste Kryeministrin si hakmarrje për operacionin antikrim që ai kishte nisur nëpërmjet krijimit të OFL-së, që veç të tjerash kishte sekuestruar brenda një dite 600 makina të blinduara në Tiranë. Për të evituar këtë atentat, sipas disa mediave, Kryeministri doli nga selia dhe nuk hipi në makinën kryeministrore, por në makinën e të vëllait, e cila qenkej më e sigurt se ajo shtetërorja dhe që sipas opozitës, duhet të ishte në listën e 600 makinave të sekuestruara nga OFLja sepse është e blinduar.

Morali i fabulës 2: VIP-i nga një vend shumë serioz paskësh pasur të drejtë të kërkonte makinë të blinduar, derisa krimi qenkësh kaq i përhapur dhe kaq i fortë në Tiranë dhe shteti kaq i dobët para tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist17/02/2020 17:28

Fatosi,ne pergjithesi,na ka treguar se ka memorje,bile te forrte,por,ka harruar te na kujtoje,se po ky Fatos Lubonja,na ka bere thirrrje,qe "Le ta provojme njehere,edhe kete Ramen,dhe po e pame ,se nuk punon mire,e heqim .Kete thirrje,ai e bri,mbas thirrjes tjeter te kolegut te vet Muc muci,se te bashkohen te gjithe qelbesirat vetem te largojme Berishen,si dhe britmen e Spartakut te Ngjelajve,qe edhe sikur te vriten 30,ooo njerez (ne protesten teper te dhuneshme qe po benin,ja vlenete ,vetem te hiqej Berisha.Edhe populli ,nuk harron kurre....

Shto koment

Denonco