Këshilltari i Metës: Do dalin fakte më të rënda për grushtin e shtetit

Këshilltari i Metës: Do dalin fakte më të rënda për grushtin e shtetit

16:30, 17/02/2020
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV, Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, foli ndër të tjera edhe për akuzat që kreu i shtetit lëshoi ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Në studio, Dervishaj tha se po përgatitet një kallëzim i ri që do të dorëzohet brenda javës në prokurori ku do të përfshihen edhe njerëz të tjerë të lidhur me shtrembërimin e fakteve.

‘Do të ketë një kallëzim shtese që do të depozitohet brenda kësaj jave me fakte të reja ndaj Dvoranit, se si ky i fundit ka ndërhyrë për të shtrembëruar procesin e emërimeve në Gjykatën Kushetuese. Në këtë padi do shikoni edhe njerëz të tjerë të përfshirë në shtrembërimin e fakteve dhe prova që bien ndesh me vullnetit në procesin e emerimeve të Gjykatës Kushtetuese. Që kishin vetëm një qëllim dhe synim që Presidentit të mos shprehej për emërimet në Kushtetuese.’

I pyetur nëse Dvorani duhet të japë dorëheqjen, Dervishaj tha se kreu i KED-së e ka përfunduar me kohë mandatin e tij, por është aty për qëllime që tashmë janë të njohura.

‘Dorëheqja është një akt moral, që është në dorën e tij ta japë ose jo. Po përveç anës morale, ky zotëri e dini që ka hyrë në vitin e 17-të të detyrës së tij, kur Kushtetuta i ka dhënë një mandat prej 9 vitesh. A ka më llogjikë të qëndrojë?'

Dervishaj tha ndër të tjera se Presidenti e ka ndjekur çështjen e emërimeve që në gjenezë.

‘Që do të thotë që nëse do të kthehemi pasi në gjenezë te problem, Presidenti në mënyrë të vazhduar ka zbatuar parimin e luajitetit kushtetues. Nuk e ka shpikuar Presidenti të drejtën kushtetuese, por ka ekzistuar që në parimet e para e drejta kushtetuese.

Këta duhet të bashkëpunonin me Presidentin që gjithçka të shkonte në formë prefekte. Gjë që këta jo vetëm nuk e kanë bërë, por i kanë vënë shkopinj nën rrota, për qëllime që tashmë janë të ditura’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco