Ministri i Jashtëm/ Ja sa miliona ndihmë jep Gjermania, për tërmetin në Shqipëri

Ministri i Jashtëm/ Ja sa miliona ndihmë jep Gjermania, për tërmetin në Shqipëri

15:49, 17/02/2020
A+ Aa A-

Gjermania një nga vendet prej të cilit pritshmëria ishte e madhe, njoftoi sot zyrtarisht se do të japë 11 milion euro ndihmë financiare për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në vendin tonë.

Këtë e bëri të ditur sot Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

‘Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin.

Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro.

Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve’, deklaroi Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sokoli17/02/2020 16:57

Nuk mund t'u besosh këtyre qafirave, por duhet të vinë vetë të kujdesen për paratë që japin. Ndryse , as gjysma nuk do të vihen në shërbim të një populli të tradhëtuar. Përveç kësaj, ndertimet do të bëhen pa cilësi e siguri. Një termet tjetër, larg qoftë, do t'i shembte të gjitha ndertimet alla Gjush.

Arberi17/02/2020 16:04

Normal qe Gjermania e njef hajdutin e Ballkanin.

Shto koment

Denonco