Rama akuzon vendet anëtare të BE-së se kanë poshtëruar Shqipërinë

Rama akuzon vendet anëtare të BE-së se kanë poshtëruar Shqipërinë

15:38, 17/02/2020
A+ Aa A-

Në fjalën e tij në Konferencën e Donatorëve, kryeministri, Edi Rama, ndërlidhi dhe barazoi fatkeqësinë e tërmetit të madh të Nëntorit në vendin tonë, me vendimin e Bashkimit Europian për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Madje Rama vuri një shenjë barazimi, edhe pse në të dyja këto fatkeqësi ka gisht paaftësia dhe korrupsioni i qeverisë që drejton.

Rama arriti deri aty sa që e quajti ‘poshtërim’ për Shqipërinë vendimin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

‘Për vendin tonë tërmeti politik në tetor u ndje si mallkimi i shoqërisë që na godiste edhe një herë.

Zgjerimi është një nga çështjet që keni në diskutim në familjen e BE, është i vështirë dhe jo gjithmonë nuk janë kohët më të lehta për të jetuar në union, por për ne që kemi bërë kaq shumë për t’u bërë pjesë, mohimi i kësaj lëvizje ishte goditje e madhe, u goditëm sikur na ishte marrë fryma.

Ndjemë dhimbjen, poshtërimin, ju lutem vlerësoni thellësinë e këtyre ndjenjave. Bëmë gjithçka mundëm dhe na u kërkua, e përsëri përgjigjja ishte jo.

Dy goditje të forta, dhe ende qëndrojmë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Jam i inkurajuar nga metodologjia e re, e propozimit të Francës për diskutim, dhe gjithashtu edhe reagimin e komisionit për të bërë më të mirën në Bruksel dhe në vend.

Në fund të 2019, ndërkohë që viti solli dy ditë të këqija për vendin tim, le të shënojë 2020 një vit rindërtimi, solidaritet e shprese. Besoj fort se interesi është i ndërsjellë ashtu si e ardhmja e BE dhe e Ballkanit Perëndimor’, tha Rama në fjalën e tij mes të tjerave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sokoli17/02/2020 17:06

Ky është heroi i së keqes, sepse edhe e keqja i ka heronjtë e vet. Ky meriton kreun e vendit në shkatrrimin e vendit të vet, por , që përpiqet t'i shtrijë idetë e tij narciste edhe në Kosovë e më tej. Asnjë pushtues nuk do të sillte më shumë dëme se ky. Mjafton shpopulimi i vendit për arsyen e një sundimi diktatorial.

Gramoz17/02/2020 16:45

Kemi bere çfar na eshte kerkuar thote kryebajga! Po pse mor Edver Taqi Rrugaçi, çfar te eshte kerkuar ty nga vendet e BE, qe te permbytesh vendin dhe BE me droge, qe ta kthesh vendin ne nje nga vendet me te korruptuara ne planet, qe te çpopullosh vendin nga pjesa me vitale rinia, qe te mbushesh zyrat e shtetit me kriminele ordinere?! Keto pritshmeri kishte BE nga qeveria jote e ridhjere o Edver Taqi Zorraxhiu?

Lleshi17/02/2020 16:20

Nuk jane dele dhe budallenj europianet qe te sugjestionohen prej fjaleve te tua.Ata dine te matin njerezit me rezultatin e punes te bere dhe nga kjo ti je nje hic,por hic fare.

Daj Jaku17/02/2020 16:18

A thua që Edvin Krim Drama i beson vetë këto gënjeshtra e mashtrime që kërkon me ja "shit" Brukselit? O është gënjeshtar pathollogjik që vetë gënhwn e vetë beson ... por më e besueshmja është që Edvin Krimi e urren Perëndimin, adhuron sundimin mbi popullin shqiptar, bën çdo gjë që mundet për ta penguar integrimin në BE (aq të dëshëruar për shqiptarët) dhe në fund akuzon BE për përplasjen e derës surratit kësaj monstre. Po të analizosh veprimtarinë e 7 viteve në qeverisje, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë hap para në drejtim tê kushteve të integrimit, përkundrazi, ka shkatërruar sistematikisht të gjitha arritjet dhe reformat e qeverive të mëparëshme, duke e kthyer Shqipërinë në vitin 1945. Pastaj me çmëndurinë e minishengenit jugosllav për ti bërë karshillik USA e BE, gjasme si udhëheqës global/ i çmenduri global/ miza në bythë të kalit që gafurret se po tërheq karrocën. Do shkojë edhe në Moskë tek Putini për të vendosur paqen me Ukrainën, më pas do shkojë në Izrael për të pajtuar arabët me hebrejtë. Meqë e ka vëlla të madh Erdoganin, ka marrë përsipër ta pajtojë me Fetullah Gylenin... paqa dhe vëllazëria do mbretërojë në Glob... në shoqërinë e re pa kufij, pa shtete, pa tradita, pa familje, pa seks (cak), pa polici, pa gjykata, pa shkolla, drogat pa kufizim... Ku na e solli Zoti këtë Pejgamer në Shqipërinë tonë të vocërr me u bo një yll drite në Europë, Edver Drama o tungjatjeta...

Arberi hi17/02/2020 16:06

Shqiptaret duhet ta kuptojne tani atje ku shkel Rama nuk mbin më bari.

Lenku17/02/2020 15:51

Ketij i thone mendim, tamam lidér boteror, por i botes se gjirizeve!

Shto koment

Denonco