Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

VIDEO/ Gazetarja padit për ngacmim seksual truprojën e Erion Veliajt

VIDEO/ Gazetarja padit për ngacmim seksual truprojën e Erion Veliajt

13:36, 17/02/2020
A+ Aa A-

Një gazetare shqiptare ka vendosur të padisë një shoqërues të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e pengoi që t’i bënte pyetje atij.

Videoja e gazetares së Ora News, Sonila Musai ka bërë xhiron e rrjetit. Në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, ajo kërkon t’i bëjë pyetje kryebashkiakut Veliaj.

Por gazetarja pengohet nga një person, i cili për ta shmangur mundësinë që ajo të pyesë Veliajn, në video duket teksa e përqafon.

Gazetarja thotë se personi në fjalë quhet Aurel Boriçi dhe e ka paditur për ngacmim seksual, përndjekje dhe krime kundër njerëzimit.

Prej disa kohësh, marrëdhëniet mes Ora News dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë shumë të tensionuara.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz17/02/2020 16:57

    Nje ordiner dhe rrugaç si Dhjeri pedofili, doemos do te jete i rrethuar nga te ngjashmit e tij, po rrugaçe dhe horra. Te te perqafoj thote copa mutit, po pse o cop muti motren gruan apo nonen tate, mund te perqafoj ne rruge çdo lloj legeni e bastardi si puna jote, do te dukej normale ty o burr bushter?!

    Robi17/02/2020 13:47

    Ka bere gjene me te mire . Ka nje familie kjo ,burre apo te fejuar .Dalka ky legeni dhe e perqafon si ta kete te tijen.

    Shto koment

    Denonco