VIDEO/ Basha befason punëtorët tek hanin paçe, hallet dhe pezmi i 68-vjeçarit që ende shtron rrugë

VIDEO/ Basha befason punëtorët tek hanin paçe, hallet dhe pezmi i 68-vjeçarit që ende shtron rrugë

13:12, 17/02/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndalur sot në rrethinat e Elbasanit dhe është ulur në tryezë më disa punëtorë, që sapo ishin ulur të hanin drekë dhe u habitën nga i sapoardhuri.

“Në Elbasan, me punëtorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë,” tregoi Basha në Fb, kur publikoi videon.

Në kuadrin e nismës së tij “Po të dëgjoj”, kreu i opozitës e bëri qëllimisht të papritur takimin me punëtorët e rrugëve në Elbasan, për të dëgjuar hallet e tyre në momentin kur ata porosisnin drekën e tyre, paçen e njohur.

Ndër punëtorët, një moment qe i trishtë: Një i moshuar tregoi se ende punonte në ndërtim, sepse pensioni i tij ishte minimal! Ishte 68 vjeç.

Basha: Mirë se ju gjej! Po ulem këtu tek ju, se paskeni filluar me vonesë për vete më duket, apo jo? Të gjithë nga Elbasani jeni?

Punëtorët: Po, po dhe nag rrethinat. Dora jote jemi, denbabaden.

Basha: Edhe unë dora juaj. Ç'paçe është? Paçe koke? Shkëlqyeshëm! ... Problemi kryesor që keni me të përditshëm, çfarë është? Si prindër, si kryefamiljarë?

Punëtori: Po të gjitha. Duhen lekët përditë. Ekonomia është shumë dobët. Nuk të bën zemra të ikësh në shtëpi, nuk di çfarë t’u japësh kalamajve për të ngrënë. Jemi pesë vetë në shtëpi. Presim që të marrim rrogën dhe të blejmë diçka për shtëpi, që të blejmë diçka për kalamajtë.

Basha: Luftë për mbijetesë.

Punëtori i moshuar: 30 vjet punë, 130 mijë lekë pension më jep!

Basha: Sa?

Punëtori: 130 mijë lekë! Detyrohesh të punosh tani kështu, në këtë moshë.

Basha: Sa vjeç je?

Punëtori: 68.

Basha: Gjendje e tmerrshme është kudo.

Punëtori: Ne me punë nuk po ia dalim.

Basha: Absolutisht. Imagjino ata që janë pa punë.

Punëtori: Ai vetëm taksa, taksa, taksa, taksa. Na vdiq o vëlla.

Basha: Po atë tunelin e rrugës, s’e kena bo keq, për shembull, apo jo?

Punëtorët: Ai është kryevepër.

Basha: Asnjë gjë nuk është ajo me punën që do të bëjmë. Po të kesh dëshirë dhe dashuri për vendin dhe për njerëzit, asgjë s’të ndalon me punu. Mirupafshim dhe mirë u takofshim./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari17/02/2020 14:44

Problemi i pare eshte ,a ka defekt zoti Basha, apo dicka tjeter!? Nqse ne rrastin fatlum, Basha ka defekt, shtrohet pyetja, ku mund ta kete defektin dhe si mund të sherohet! Deri atehere Partia Demokratike duhet të krijoje kryesine vendimmarrese! Asnje vonese nqse nuk doni qe vendi te boshatiset!

Shto koment

Denonco