Tërmeti/ Mediat gjermane: Shqipëria shpreson të marrë deri 500 mln euro

Tërmeti/ Mediat gjermane: Shqipëria shpreson të marrë deri 500 mln euro

08:55, 17/02/2020
A+ Aa A-

Sot pritet të organizohet Konferenca e Donatorëve në Bruksel, me shpresën se Shqipëria do të mbledhë fonde për projektin e rindërtimit pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Rrjeti publik gjerman, ARD, raporton se fatura e paraqitur nga qeveria shqiptare shkon në 1 miliard euro.

Por çfarë pritshmërish ka Shqipëria nga donatorët ndërkombëtarë? Sipas ARD, shpresohet që të grumbullohet deri në gjysmën e shumës së nevojshme.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj thotë se mund të shpresohet për 30 deri në 50 përqind.

A do të dhurojnë të huajt një shumë të tillë? Gjithçka do të mësohet më vonë. Por Ahmetaj thotë se skeptikët duhet të kenë besim se paratë do të menaxhohen mirë. Sipas tij, ata janë gati të përdorin siç duhet paratë e taksapaguesve të huaj dhe atyre shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco