Kosova sot, 12 vjet Pavarësi!

Kosova sot, 12 vjet Pavarësi!

07:54, 17/02/2020
A+ Aa A-

Si sot, më 17 shkurt 2008 është shpallur, Pavarësia e Kosovës. 

Kosovat drejtohet nga qeveria e re e koalicionit, VV  dhe LDK, e udhëhequr nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Disa aktivitete janë shënuar të mbahen duke filluar nga ngritja e flamurit nga dy udhëheqësit e shtetit, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osman, pasur kjo nga vendosja e luleve te kompleksi memorial Adem Jashari, të varri i ish presidentit Rugova dhe të varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Me pas do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku janë ftuar përfaqësues të familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe diplomatë të huaj.

Kryeministri Albin Kurti do të përshëndesë, Forcën e Sigurisë së Kosovës. Njëkohësisht, në të vendin, çdo komunë do të organizojë aktivitetet e saj  si dhe do të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Shteti i Kosovës u shpall i pavarur më 17 shkurt 2008, njoftoi Muzeu Historik Kombëtar. Ky ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare atje. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar.

Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe qeveria. 

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. 

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Sfida më e afërt për shtetin e ri është heqja e vizave, por kryesorja mbetet aspirata për hyrjen në NATO dhe integrimin në BE. Zyrtarisht, deri më sot, Kosovën e kanë njohur 116 shtete.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco