FRPD anëtare e EDS/ Berisha: Ditë e rëndësishme për çdo student shqiptar që aspiron Shqipërinë si Europa

FRPD anëtare e EDS/ Berisha: Ditë e rëndësishme për çdo student shqiptar që aspiron Shqipërinë si Europa

21:38, 16/02/2020

Ish kryeministri Sali Berisha përshëndet anëtarësimin me të drejta të plota në EDS të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha shprehet se, sot ishte një ditë e rëndësishme jo vetëm për FRPD, por edhe për çdo student shqiptar që aspiron Shqipërinë si Europa.

Postimi i plotë i Berishës:

FRPD zgjidhet anëtare me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS!

Sot ishte një ditë shumë e rëndësishme për Forumin Rinor të Partisë Demokratike por dhe për çdo student shqiptar që aspiron Shqipërinë si Europa 

Është zyrtare tashmë: FRPD është zgjedhur anëtare me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS!

Falenderime pafund për miqtë tanë europianë! Falenderime të përzemërta për European Democrat Students, në mënyrë të veçantë për Kryetarin Carlo Angrisano, i cili që nga dita e parë e zgjedhjes së tij në krye të EDS, ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Falenderime pafund për ish Kryetarin Virgilio Falco, një mik i vyer i FRPD, i cili jo vetëm nisi procesin formal të anëtarësimit tonë, por qëndroi krah nesh duke luftuar për një Shqipëri Europiane.

Nga sot studentët shqiptarë do të kenë mbështetje, aleatë dhe ndihmë në sfidat me të cilat përballen brenda dhe jashtë vendit, studentët europianë, pjesë e familjes më të madhe politike që ka Europa.

Te sjellim vlerat Europiane në Shqipëri dhe t’a çojmë Shqipërinë në Europë është misioni dhe identiteti ynë. Mirënjohje për të gjithë të rinjtë, studentët, gjimnazistët, që punojnë çdo ditë për ta bërë realitet ëndrrën tonë europiane! Faleminderit Besart Xhaferri dhe Imanuel Çaushaj për punën, lodhjen dhe kontributin tuaj në EDS. Pa punën tuaj dhe shpirtin e skuadrës, asgje nuk do të ishte e mundur.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco