VIDEO/ Momenti kur FRPD u bë organizatë me të drejta të plota në EDS

VIDEO/ Momenti kur FRPD u bë organizatë me të drejta të plota në EDS

20:25, 16/02/2020
A+ Aa A-

Forumi Rinor i PD për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS.

Momenti i anëtarësimit zyrtar është publikuar pak më parë nga kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.

“Momenti kur FRPD u bë organizatë me të drejta të plota në EDS, forumin studentor të Partisë Popullore Europiane.

Kontributi i vyer dhe puna e madhe që të rinjtë e Forumit Rinor dhe Grupimit Rinor Universitar Demokrat kanë bërë gjatë kësaj kohe, u shpërblye sot, kur këshilli i European Democrat Students vendosi me 2/3 e votave në favor që FRPD të jetë anëtare me të drejta të plota.

Studentët janë simbol i Partisë Demokratike që prej themelimit të saj. Arsimi dhe rinia do të jenë gjithmonë prioritetë dhe vlera të së djathtës shqiptare dhe asaj europiane”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco