VIDEO/ Pas Mynihut, Rama mbërrin në Bruksel. Pritet nga presidenti i KE

VIDEO/ Pas Mynihut, Rama mbërrin në Bruksel. Pritet nga presidenti i KE

19:53, 16/02/2020
A+ Aa A-

Pas Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, aty ku është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Ai ndodhet në kryeqytetin belg në kuadër të takimit “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Takimi është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin më 6 maj në Zagreb, ndërsa pritet të diskutohet rreth problematikave në Ballkanin Perëndimor midis vendeve por edhe për metodologjinë e re të zgjerimit, që prek të gjitha vendet që aspirojnë për në BE.

Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të mbahet në Bruksel edhe Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, qëllimi i së cilës është të ofrojë ndihmë nëpërmjet donacioneve për vendin tonë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco