Greva e naftëtarëve/ Kryemadhi letër institucioneve: Përshkallëzimi i situatës me pasoja të rënda

Greva e naftëtarëve/ Kryemadhi letër institucioneve: Përshkallëzimi i situatës me pasoja të rënda

18:59, 16/02/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i është drejtuar përmes një letre Prokurorit të Përgjithshëm, kryetarit të KLSH, ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Avokates së Popullit lidhur me grevën e urisë që kanë nisur naftëtarët në Poçem.

Punonjësit e nënstacionit të Ujit dhe energjisë në poçem janë pjesë e Uzinës së Ballshit, mbyllja e të cilës prej muajit shtator ka lënë pa punë mbi 850 punëtorë, ndërsa akuzojnë institucionet shtetërore se prej 4 muajsh nuk marrin pagat e tyre.

Sipas Kryemadhit, siutata është e rëndë ndaj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse që problemi të marrë zgjidhje.

Kryetarja e LSI kërkon përmes letrës publike nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të agjensive shtetërore që e kanë lënë situatën të arrijë deri në këtë akt ekstrem. /Syri.net

Letra e Kryemadhit:

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco