Vjen një tjetër denoncim: Rama i arrestuar në Francë dhe Maltë për trafik ikonash

Vjen një tjetër denoncim: Rama i arrestuar në Francë dhe Maltë për trafik ikonash

15:02, 16/02/2020

Aleksander de Basseville, i cili njihet tashmë si ‘Princi i Libofshës’ ka denoncuar Edi Ramën se është i arrestuar dy herë për trafik ikonash, njëherë në Francë dhe njëherë në Maltë.

Gjatë një interviste për Panorama, Basseville thotë se kishte propozuar një projekt, por nuk i ishte miratuar nga Edi Rama, pikërisht se ishte denoncuar më parë.

Aleksander de Basseville ka qenë i martuar me Egla Harxhin, ish-miss Shqipëria e vitit 2007 dhe bashkë kanë një djalë, i cili quhet Luxifer dhe sapo ka bërë 2 vjeç.

Më poshtë pjesë nga intervista:

Të kemi parë duke punuar me ekipin tënd nga Singapori në Los Angeles. Vazhdon të jetë ‘Principata e Libofshës’ një prioritet i yti, apo hoqe dorë nga Shqipëria dhe shqiptarët?

Patjetër që plani im në Ballkan për Libofshën duket qartë një prioritet që rrjedh nga gjaku im i Europës së Lindjes, evidentuar shpeshherë në media dhe takimet që kam pasur, duke qenë se mamaja ime ka qenë kontesha e fundit e Zagrebit dhe princesha Eittelsbach. Tani jam përballë një fakti, pasi i propozova qeverisë Rama një sistem financiar bazuar në një ‘free zone’ investimesh, një bankë investimesh dhe deri në krijimin e një principate në emër të Heroit tonë Kombëtar.

U pranua propozimi yt, apo je në pritje?

Në fakt, qeveria jonë është impostuese dhe Rama që unë e kam denoncuar për ndryshim emri në fillimet e viteve 2000, i arrestuar për kontrabandë ikonash në Paris dhe Maltë, e refuzoi planin tim dhe duelin me të në sheshin ‘Skënderbej’.

Dua të them që, këmbëngul në misionin tim jo vetëm se pasardhësit e mi ishin pjesë e luftës në Sarajevë dhe se familja ime ka drejtuar për më shumë se 1000 vite këtë tokë të bekuar, por për një arsye të thjeshtë, që ky është vullneti dhe fati im. I martuar me popullin tim, një shprehje që e përdor shpesh, unë isha prezent në pjesëmarrjen time në protestat e Tiranës.

Më bëri përshtypje mënyra sesi njerëzit më takonin dhe deri në përkëdheljen e flokëve nga gjyshet shqiptare. Ishte impresionuese të përjetoja se si njerëzit ishin të ndryshëm përpara meje, me ata që komentojnë në mediat sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco