Fjalimi brilant i Kurtit përballë Vuçiç. Nga kush u frymëzua kryeministri i Kosovës

Fjalimi brilant i Kurtit përballë Vuçiç. Nga kush u frymëzua kryeministri i Kosovës

21:42, 15/02/2020

Fjalimi i djeshëm i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, teksa ndodhej përballë presidenti serb Aleksander Vuçiç në Konferencën e Sigurisë në Mynih, po bën jehonë të madhe në Prishtinë, Tiranë e kudo.

“20 vite më parë, gati të gjithë ju, na ndihmuat neve që të çlirohemi nga Serbia. Unë mendoj se tash është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova. Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, na duhet çlirimi i Serbisë nga Kosova. Ne u çliruam sepse ishim të okupuar, ndërsa Serbisë i duhet çlirimi sepse Kosova është një kurth për Serbinë. Sa më shpejtë që Serbia të çlirohet nga Kosova, do të jetë më mirë për te dy palët dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ndër të tjera Kurti.

Por për këtë fjalim, shefi i qeverisë në Prishtinë është inspiruar nga veprimtari dhe aktivisti, Ukshin Hoti. 
 
Gjatë qëndrimit të tij në burg, Hoti, përveç shkrimeve të shumta, kishte lënë edhe 10 këshilla për bashkëkombasit e tij në Kosovë.

Një nga 10 këshillat që kishte lënë për popullin e Kosovës ishte:

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizmit të saj të ardhshëm".

Kjo këshillë e Ukshin Hotit ngjason shumë me fjalimin që Albin Kurti e pati mbrëmë.

“Ai është teoricieni më i mirë që kemi pas në si shqiptarë në shekullin 20”, është shprehur më herët Kurti për Ukshin Hotin.

Ja fjalimi i Kurtit në Mynih:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo17/02/2020 09:18

Bravo z Kryeminister! Perparimi i Kosoves do te ece shume shpejte,Kjo do te ndodh kur te heqesh ferrat qe ke neper kembe.kur te pastrosh institucionin e presidentit dhe institucionet e tjera nga keto ferre.qe nuk e lene barin e bute te dale i paster

Shto koment

Denonco