Ndotja që vret çdo ditë në Tiranë/ Malltezi: Kanë dështuar të gjitha hallkat e shtetit, mbyllin sytë për pak rryshfet më shumë

Ndotja që vret çdo ditë në Tiranë/ Malltezi: Kanë dështuar të gjitha hallkat e shtetit, mbyllin sytë për pak rryshfet më shumë

17:49, 15/02/2020
A+ Aa A-

Ndotja e mjedisit është një ndër emergjencat kryesore me të cilën përballen qytetarët e Tiranës çdo ditë. Edhe pse shifrat janë vërtetë alarmante, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë.

Në të gjitha studimet rezulton që automjetet e tonazhit të rëndë, pra autobusët, kamionët, betonieret, janë ndotësit apo shkaktarët kryesor të ndotjes dhe të prishjes së cilësisë së ajrit. Kjo për faktin që janë makina të vjetruara. Për autobusët janë le të themi ndotësit kryesor, kjo për shkak se janë të vjetër dhe nuk i përmbushin ato standarde të cilat ne kemi kërkuar.

Lidhur me këtë situate reagon edhe anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, raporton Syri.net.

Teksa poston edhe një video në Facebook-un e tij, profesori i çështjeve mjedisore akuzon instancat qeveritare dhe bashkinë e Tiranës jo vetëm për mosmarrjen e masave, por edhe për “mbylljen e syve” përballë kësaj situate.

“Tymin e përditshëm jepna të thithim sot o Zot! Kanë dështuar të gjitha hallkat e shtetit që mbyllin sytë për pak rryshfet më shumë:

- Balluku kalon mjetin në kolaudimin;

- Veliaj i jep licensën që tymin e llahtarshëm ta sjelle mes qytetit (se ia prishnin ajrin makinat e shtrenjta);

- Klosi që e ka detyrim inspektimin mjedisor nuk ndihet.

Pasojat: tym kancerogjen në mushkri, shtim I sëmundjeve të rrugëve të frymemarrjes e deri vdekje”.

Raporti i fundit nga organizata Co-plan (Instituti për Zhvillimin e Habitatit, një? organizatë jo fitimprurës?se që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm, në qeverisjen e mirë urbane dhe rajonale), për sa i përket ndotjes së ajrit tregon se një ndër shakatarët kryesorë të ndotjes në qytetin e Tiranës është transporti publik. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco