Greva e urisë në Poçem/ Ish-deputeti: Pushtetarët vazhdojnë Shën Valentinin, PD mbështet punëtorët që po vetësakrifikohen

Greva e urisë në Poçem/ Ish-deputeti: Pushtetarët vazhdojnë Shën Valentinin, PD mbështet punëtorët që po vetësakrifikohen

16:58, 15/02/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti dhe kryetari i PD në Fier Luan Baçi ka mbështetur grevën e urisë që po mbahet prej tri ditësh prej punëtorëve në Poçem të Ballshit.

Baçi shprehet se pushtëtarët vijojnë të festojnë Shën Valentinin në një kohë kur punëtorët e Poçemit po vetësakrifikohen sepse kërkojnë bukën e fëmijëve të tyre.

Më tej ai shton se pronarët e vërtetë të Uzinave të naftës janë po njerëzit në pushtet dhe që marrin paratë e punëtorëve, si dhe i bën apel mos u besojnë disa personave që vihen në krye të protestave kur në të vërtetë janë shefa në këto uzina dhe bashkëpunojnë me pushtetarët për të manipuluar protestën.

‘Ne diten e trete, te greves se urise, te punonjesve te pompave te ujit, te nen stacioni, ne Ballsh.

Asnje interesim nga pusht…etaret, asnje shqetsim, per ta.

Me shpirtekazmerine e tyre, me ligesine qe i karakterizon, njelloj si lideri i tyre psikopat edhe keta, po vazhdojne te festojne shen valentinin, edhe sot, jetojne si ne parajse

Dje ne 14 shkurt, e festuan festen me administraten, ne oren 13 te mesdites, punonjesit e administrates se Kadastres, te Drejtoris, se Targave dhe Patentave, te Tatimeve…etj…u larguan nga zyrat drejte vendeve te relaksit….kolektivisht, nostalagjia e kolektivitetit.

Sot si duket bejne formalitetet serioze…

Do te vazhdojne dhe neser…qe jave te filloj sa me e mbare.

Banoret e Mallakastres, ne greve urie, kerkojne pagat, e prapambetura, kane femijet pa buke.

Po sakrifikohen, per te sensibilizuar, pusht …etaret, po bejne thirrje, kryetareve te bashkive, Fier, Patos dhe Mallakaster, po bejne thirrje, Deputeteve te zones, por keta jane te zene, me punet e stines….ne keto dite pushimesh dhe relaksi…

Turp 100 here turp.

Qytetare te Mallakastres, Fierit, Patosit, ju punonjes te nderuar te uzines, ju greviste, qe po vet sakrifikoheni, me te drejte, per buken e femijeve tuaj.

Jemi me ju, ne mbeshtetje tuaj, te gatshem, te bashkohemi me ju per kauzen tuaj te drejte,

Ju jeni vellezerit tane.

Mos prisni tju kuptojne qeverritaret e sotem, ata jane, shkaku, qe ju nuk paguheni, ata, i marrin parat tuaja, ata jane pronaret e vertete te uzines, ata bejne gjithçka, te keqe ndaj jush.

Mos u besoni disa “drejtuesve ” te protestave tuaja, qe jane shefa ne uzine, ata bashkpunojne, me pusht…etaret, ata paguhen nen dore, per te manipuluar, protesten tuaj te ndershme.

Behuni bashke, marshoni paqesisht, kerkoni mbeshtetjen, e bashkeqytetareve, te cdo banori, te çdo politikani, te çdo lloj krahu qofte.

Ketu beni dallimin:

I therrisni te gjithe drejtuesit e qarkut, deputetet, te te gjitha forcave politike dhe shikoni ,kush do jete i gatshem, te vije bashke me ju dhe tju mbeshtese ne kauzen tuaj te drejte.

Dhe do te shikoni, se menjeher do tju thone disa nga pseudo drejtuesit, qe keni aty :

 

“Jo politike jo politike”, kjo thenie mashtruse, prej manipulatoreve te paguar, ju mban te izoluar, pa perkrahje.

Mos lejoni tju manipulojne, ju jeni ne te drejten tuaj.

Ne jemi me ju, ne ju mbeshtesim.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco