Studiuesja shqiptare i shkruan kryeministrit të Kanadasë: Kërko falje për takimin me Ramën

Studiuesja shqiptare i shkruan kryeministrit të Kanadasë: Kërko falje për takimin me Ramën

16:40, 15/02/2020

Florida Doci është një shqiptaro-kanadeze studiuese në Universitetin prestigjozës të Otavës. Ajo ka mbi 10 vite që jeton në Kanada, por së fundmi ka publikuar një letër të hapur për kryeministrin Justin Trudeau, ku e kritikon ashpër për takimin që zhvilloi dje në Mynih me homologun shqiptar, Edi Rama.

Doci e nis letrën duke treguar angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të kryeministrit Trudeau, jo vetëm duke e votuar, por duke shërbyer si vullnetare për të bindur qytetarët kanadezë ta votojnë për të marrë drejtimin e vendit.

“Nuk ka qenë gjithnjë e lehtë të bindur njerëzit se Ju jeni një mundësi e mirë për Kanadanë, megjithatë unë kam mbetur një avokate e fortë”, shkruan Florida Doci në letrën e siguruar nga Fjala.al.

Sidoqoftë, vijon Doci, sot u zhgënjeva kur pashë që po takohesh me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Konferencën e Mynihut.

“Pas një përqafimi shumë miqësor dhe një fotoje, ju e quajtët mik zotin Rama. Siç e tha edhe zoti Rama gjatë përgjigjes së tij, ju keni një ndikim të fortë në botë dhe përqafimi dhe lavdërimi juaj i vlejnë shumë zotit Rama dhe Qeverisë së tij. Prandaj, unë u befasova nga veprimet tuaja dhe zgjedhja e fjalëve, që për mendimin tim pasqyrojnë një mungesë shqetësuese të njohurive në lidhje me veprimet dhe stilin e qeverisjes së z.Rama”, shkruan shqiptaro-kanadezja.

Florida Doci rendit në letër disa akuza të forta ndaj kryeministrit shqiptar, që nga Parlamenti ku sundon pothuajse vetëm Partia Socialiste deri te kontrolli direkt që, sipas saj, Rama ushtron mbi drejtësinë. Sulmet ndaj gazetarëve dhe paketa anti-shpifje përmenden gjithashtu në letër, si dhe deklarata e Ramës për miqësinë me Vangjush Dakon, ish-kryebashkiak i Durrësit i shpallur non-grata nga SHBA.

“60% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi si rezultat i sistemit që zoti Rama ka zbatuar në vend dhe numri i emigrantëve rritet çdo vit. Mbi 30 mijë shqiptarë jetojnë sot në Kanada, shumë prej tyre e lanë Shqipërinë si rezultat i dhunës, pasigurisë ekonomike dhe varfërisë, dhunimit të të drejtave të njeriut, destabilitetit social dhe politik, të kryera nga regjime si ai që zoti Rama ka rivendosur në Shqipëri që prej 2013-ës”, i bën me dije Trudeaut studiuesja shqiptare.

Unë dua të jem krenare për vendimet e qeverisë time dhe sot nuk jam, thotë Doci duke iu referuar qeverisë kanadeze. Ajo kërkon nga kryeministri Trudeau të kërkojë falje për takimin që zhvilloi me homologun Rama.

“Shpresoja se ju do të qëndronit për të drejtat dhe nevojat e këtyre njerëzve, të cilat po dhunohen nga personi që zgjodhët të përqafonit. Unë nuk mund të mbështes askënd që konsideron zotin Rama një mik apo që mbështet regjimin e zotit Rama. Unë dua të jem krenare për vendimet e qeverisë time dhe sot nuk jam. Besimi im në lidershipin tuaj është thyer dhe jam e turpëruar që ju zgjodhët të përfaqësoni dhe të lavdëroni një bullizues si zoti Rama.

I dashur kryeministër, me gjithë respektin, unë besoj se ju i detyroheni një ndjesë të vëretetë dhe të sinqertë shqiptaro-kanadezëve që japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë dhe, besimin e tyre, ashtu si timin, ju e thyet sot. Ju gjithashtu i detyroheni një ndjesë shqiptarëve në Shqipëri, shpresat e të cilëve ju i keni shuar sot duke përqafuar një njeri që nuk e meriton të quhet lider.

Shpresoj se ju do të konsideroni mundësinë të reflektoni mbi këtë çështje dhe të zgjidhni fjalët tuaja me mençuri në përfaqësimin e kanadezëve dhe vlerave tona në të ardhmen”, mbyllet letra e studiueses shqiptare Florida Doci./ FJALA.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ed surreli18/02/2020 11:34

alfons sa e ke rrogen e merito nje shperblim

Landi17/02/2020 18:03

Trudeau eshte i dashuruar me diktatoret...marredheniet e familjes Trudeau me kubanezet Castro dhe diktatoret e ishujve te tjera te karaibeve jane te njohura dhe famekeqe... Plus, ne Mynih, u takuan miqesisht dy mesues vizatimi, qe be politiken e larte jane produkt i xhaxha george sorrës... Dy mesues vizatimi, manaxhues shtetesh V K

Arberi 17/02/2020 16:47

Pederi e njef pederin prandaj mos u çudisni se kto te dy i bashkon ajo kënga ohhh sa bythën e mirë shum di me dridh.

Miu te kiu17/02/2020 07:32

Kete vend nuk e ben pis balta se eshte ne mut.

Daj Jaku17/02/2020 00:15

O Alfons, të paskan ngatërruar emrin. Duhet ta kishe Sillo.... Bukur kontribut që po na jep ti nga bodrumet e kryeministrisë.

Bona15/02/2020 19:59

Trudo edhe Rama jane te nje rrace, jane rrace komunistesh. Mos u cudit nga perqafimi, dihet boterisht qe keta ndihmojne njeri tjetrin, mjere populli ne dore te kujt ka rene.

Krist15/02/2020 17:21

Te pershendes Florida,per qartesine e mendimit qe cfaq ne kete leter.Kjo tregon se kryeministri Kanadase,nuk njihka fare njerezit qe takon.Detyra mund tu vendose edhe prane,si mostrave Rama,por fotot duhet te behen vetem nese njihni mire bashkebiseduesin.

Daj Jaku15/02/2020 17:10

Është në mes një personazh që quhet Shorosh moj e nderuara Zonja Doci. Ai ka vlerë (para, pasuri) shumë shumë here më shumë se sa Zonja Doci. Të tjerat janë politikë, dmth lloqe Kavaje.

Alfons15/02/2020 16:57

Heren tjeter kur ta takoje do te marri leje ty. Po te dogji b.. kaq shum per shqiperine hajde dhe puno ketu,ose perfshiu ne politike dhe jep kontributin tend nese je e ndershme.ne te kundert rri andej nga je dhe mos jep mend dhe hidh balte mbi shqiperine,me keq se konica qe fliste na usa.

Shto koment

Denonco