Tre muaj pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit/ Kalaja: Selektivitet edhe te ndihmat, shpërndahen te militantët e PS

Tre muaj pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit/ Kalaja: Selektivitet edhe te ndihmat, shpërndahen te militantët e PS

16:27, 15/02/2020
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka komentuar situatën me zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Kalasë, ndryshe nga qeveria, aktivisti deklaroi se, si grup kanë pranuar vetëm ndihma jomonetare, ndërsa akuzoi se shuma e dëmeve e publikuar nga qeveria është joreale.

"Dëm joreal, i fryrë pasi nuk e kanë argumentuar ku janë zonat. E kanë shfrytëzuar këtë fatkeqësi për të vjedhur. Do të ketë abuzime. Pas tre muajsh nuk dimë ende ku dhe kur do të ndërtohet.  Në Turqi u treguan më të drejtëpërdrejtë, deri në dhjetor të 2020 gjithçka do të mbarojë.

Të marrim rastin e tërmetit në Korçë, ku pati dëme më të vogla, u ndërtua ndonjë shtëpi? Tani kemi 3 qarqe. Nuk mundëm të rindërtojmë Korçën aty ku njerëzit flenë ende në çadra, si mund të rindërtojmë tani?”, u shpreh Kalaja.

A ka ndërtime selektive?

“Jetojmë në Shqipëri. Një qytetari që është opozitar nuk ja kanë klasifikuar dhe ja kanë dhënë një njeriu të tyre. Madje edhe te ndihmat ka patur selektivitet. I kanë ndarë te lagjjet ku mendojnë se do të marrin vota”, akuzoi më tej aktivisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco