Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

“Po të dëgjoj”/ Basha nis komunikimin me të rinjtë në instagram me një pyetje provokuese

“Po të dëgjoj”/ Basha nis komunikimin me të rinjtë në instagram me një pyetje provokuese

14:28, 15/02/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka gjetur një komunikim tjetër të drejtpërdrejtë me të rinjtë.

Për të marrë sa më shumë opinionin e tyre se çfarë duan ata nga qeverisja e nesërme e PD, zoti Basha po përdor komunikimin në instagram për të dëgjuar të rinjtë. Me moton #Po të dëgjoj, Basha ka bërë një pyetje provokative për të nxitur bashkëbisedimin me të rinjtë dhe pëe të kuptuar nevojat e tyre konkrete për një arsim sa më të mirë. 

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?’- pyet Basha.

Komunikimi në instagram, një rrjet social i përdorur në masë nga të rinjtë, është një format e reja të komunikimit publik të shefit të opozitës. Deri tani komunikimi është shumë impenjativ dhe ka tërhequr me mijëra komente, përgjigje dhe pyetje, që, me siguri, do të sjellin reagimin e kreut të opozitës. Lulzim Basha e konsideron rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe parauniversitar prioritet kyç të planit të tij për të qeverisur vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu15/02/2020 15:18

Lulzim Basha shum shpejt do jet kryeministri i kri vendi dhe do i zhbej te ligat qe edi rama po ben cdo or e dit

Shto koment

Denonco