Shikoni ç'ndodh, Unaza e Re njoftohet për shembje! Berisha: Banditizëm jashtë imagjinatës!

Shikoni ç'ndodh, Unaza e Re njoftohet për shembje! Berisha: Banditizëm jashtë imagjinatës!

11:12, 15/02/2020
A+ Aa A-

“Banditizëm jashtë çdo imagjinate!” Kësisoj e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha, atë që po ndodh këto ditë në Unazën e re, ku banorët janë njoftuar nga IKMT-ja se duhet të largohen pasi ndërtesat do t’u prishen ditën e hënë.

Në videon e publikuar nga Berisha dëgjohet sesi punonjësit e IKMT-së i lajmërojnë banorët se duhet të largohen, por këta të fundit, duke parë hartat që iu tregohen, konstatojnë se në zonë nuk ka asnjë projekt dhe iu kërkojnë vetëm një shkresë, zyrtarëve të shtetit: Vendimin për prishjen e banesave, që ata duket qartë se nuk e kanë.

“Banditizëm jashtë çdo imagjinate, - shkruan Berisha, pasi ka lexuar mesazhin dhe ka parë videon e një qytetari. -  Akuzon Salillarin se është pa projekt, pa leje ndërtimi dhe pa tender për lotin e dytë dhe më e tmerrshme është se nuk të japin vendim prishje dhe kërkon t’ju shkatërrojë banesat! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital".

Përshëndetje doktor Berisha!
Duke ju uruar shëndet të plotë, jam G.S në Unazën e Re.

Prej një viti e gjysmë gjendemi në protestë se duan të na grabisin pronat, kriminelët me pushtet, si Salillari me gjoja projekt per zgjerimin e rrugës!
Këta siç shikohet në video nuk kanë projekt, as leje ndërtimi, as tenderi për lotin e dytë nuk është bërë dhe më e tmerrshme është se nuk të japin vendim prishje!
Këtij nuk mund t’i themi shtet.
Të lutem doktor, publikoni këtë postim!
Përzemërsisht G.S!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/02/2020 12:50

Ikni ore burra te mbaruar, ikni o pula! Pse nga doktori prisni ju? Ja e publikoi doktori videon dhe mesazhin tuaj. Po pastaj? Çfare te beje doktori, nuk ka as pushtet, as prokurori dhe as gjykata. Ju kane mbetur vetem duart, hunjte, drunjte, guret dhe çfare mjetesh mbrojtese dhe sulmuese qe te keni, qe ti perdorni per te mbrojtur te drejten e prones tuaj. Po jeni burra luftoni! Boll qate si femije! A i shikoni se çfare te bejne greket, francezet, anglezet, belget e kudo ne bote kur iu preken te drejtat e tyre??? Ju sikur u betuat e u perbetuat neper kamera sikur do benit namin, sikur do beheshit barrikada trupore e do te luftonit me mish e me shpirt, dhembe per dhembe e do derdhej gjak!!!! Ku jeni sot? Çdo 2 muaj vijne e ua prishin pa ligj fare, pa vendime, pa kompensime dhe ju hiç, trembeni si pulat. Mbetet duke u ankuar tek doktor Berisha e tek PD-ja. I zoti e nxjerr gomarin nga balta dhe dy duar jane per nje koke, thote populli. Epo 1, 2, 3 apo 4 duhet te sakrifikohen e duhet te behen heronj ne lufte me te keqen. Ndryshe nuk fitoni asgje. Nuk zgjidhet gje e nuk shpetohet nga e keqja vetem duke thene: Opo, si nuk doli nje qe te behet hero! Secili prej jush mund te jete heroi! Por ju jeni frikacake e doni te perfitoni nga njeri tjetri.

Shto koment

Denonco