Betimi i gjyqtarëve/ Këshilltari i Metës: Ligji i miratuar nga Kuvendi antikushtetues

Betimi i gjyqtarëve/ Këshilltari i Metës: Ligji i miratuar nga Kuvendi antikushtetues

22:55, 14/02/2020
A+ Aa A-

Ligji i miratuar nga Kuvendi për ndryshimin e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është antikushtetues. Kështu është shprehur kështilltari ligjor i Presidentit, Ilir Meta, Bledar Dervishaj, i cili i ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës ka sqaruar gjithë procedurën, duke theksuar se Kuvendi është nxituar më miratimin e këtij ligji.

Për të bërë krahasimin, Dervishaj mori shembullin e aktit normativ të ligjit anti KÇK, i cili ende nuk ka vajtur në Kuvend të votohet dhe pastaj ti shkojë Presidentit.

Bledar Dervishaj: Qëndrimi që kuvendi ka mbajtur për miratimin e këtij ligji ka dy anë. Njëra anë është morale,e cila ka ceduar rëndë pasi çështja e betimit ka qenë në fokusin e mazhorancës për t'i kërkuar një opinionin Komisionit të Vencias, ku ata pretendoni se Presidenti nuk kishte thirrur sipas tyre një anëtar, që sipas tyre mendohej se ishte zgjedhur. Një nga ato pyetjet që ata kanë dërguar kishte të bënte me betimin. Ndërkohë që Venecia kishte mbërritur në Tiranë, disa orë përpara votohet një ligj që mazhoranca mendon se e zgjidhu vetë këtë. Kështu që sjellja përkundjet këtij komisioni të nderuar lë shumë për të dëshiruar. Pse e ftove këtë organizëm kaq të rëndësishëm në nivel evropian që jep këshilla gjithë vendeve që kanë nevojë të konsolidojnë demokracinë. Nxitoi aq shumë kuvendi, saqë ky ligj ka ardhur sot edhe në Presidencë. Akti normativ, ajo KÇK ende s'ka vajtur në Kuvend të votohet dhe pastaj të vijë tek ne. Po të bësh një paralelizëm të procedurës së ndjekur duket qartë që ka një nxitim. Unë nuk arrij ta kuptoj se çfarë duan të realizojnë me këtë, por qasja duket. Ai projekt ligj kishte dy nene, një për procedurën e betimit që i vendoste kushte presidentit dhe neni tjetër ishte efekti prapaveprues që kishte. Po ta shikojmë nga përmbajtja ligjin, qoftë ky neni që ka mbetur i miratuar, qoftë pr/ligji i nisur është kokë e këmbë antikushtetues. Është antikushtetues sepse betimi nuk është një akt formal. Betimi është akti i madh besimi, prandaj kushtetuta ia ka besuar Presidentit.

Sipas Dervishajt, veprimtaria e kryetarit të KED dhe e Kuvendit tentonte vendosjen e çështjes në qorrsokakë.

Bledar Dervishaj: Kur flasin President, Kuvend dhe Gjykata e Lartë e di kush është vakanca e Gjykatës së Lartë? Është e zonjës Vitore Tusha, e cila Presidenti, Kuvend, ndërsa si vakancë ekziston ligjërisht, por faktikisht nuk ekziston sepse është në detyrë. E sqaroi edhe më tej ligji për Gjykatën Kushtetuese që "ato vakanca që mbarojnë në 2016 janë Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo, ish - gjyqtarë plotësohen nga Presidenti dhe Kuvendi". Kalon në një nen tjetër "ato që përfundojnë në 2019 janë ish-gjyqtarë Altin Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja kryetar, plotësohen sipas radhës President-Kuvend". Ta ka sqaruar aq mirë ligji dhe Kushtetuta sa ti nuk ke ku shkon. Por bëhen këto filma procedurale administrative për ta vendosur në qorrsokakë administrative Presidentin që të shkeltë një normë kushtetuese. Jo, kjo nuk bëhet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco