Ç'ndodhi pas 'Opinion'-it/ Lala: Rama nuk ma dha dorën

Ç'ndodhi pas 'Opinion'-it/ Lala: Rama nuk ma dha dorën

22:43, 14/02/2020

Gazetarja e mirënjohur e kronikës, Klodiana Lala ishte e ftuara e mbrëmjes në "A-Show" në T7 dhe sigurisht përballja e djeshme në "Opinion" me kryeministrin Edi Rama, ishte kryefjala e intervistës në Skype.

"Unë raportin e kam me të vërtetën, me publikun dhe e kam me provën dhe me faktin. Dhe kjo më bën të jem i qetë përballë tij dhe cilitdo politikan që mund të përballet nesër. Kryeministrat do të ndërrohen ndërsa unë jam dhe do të mbetem një gazetare”, shprehet gazetarja.

Por çfarë ndodhi pas emisionit mes Ramës dhe gazetares?

"Nuk ja shtrënguam dorën njëri-tjetrit. Jo për fajin tim, por sepse kryeministri nuk e dëshiroi një gjë të tillë. Unë u përballa me të për disa problematika, shqetësime që për mua si gazetare e kronikës dhe që mbuloj kronikën e zezë mendoj se duhej t’ia thoja dhe ti kërkoja llogari pse nuk është bërë asgjë", tregoi Lala.

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja Klodiana Lala dhe kryeministri Edi Rama u përplasën disa herë ku nuk munguan intimidimet dhe fyerjet e shefit të qeverisë ndaj saj. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kopetenti i Vlores17/02/2020 07:59

Ne cdo shtet, Kryeministri jep llogari para popullit tek kutia e votimit, jo para nje gazetari. Kjo eshte ABC-ja e gazetarise, por ti je ende para shkollore pa edukate.

Arber16/02/2020 21:43

Ajo eshte "Hajde dru me pre". Nje llaxore debile qe sdi te komunikoje.Ajo tefelliq. Fare e pa edukate.

Shto koment

Denonco