Kundër marrëveshjeve në Mynih, Kurti: U nënshkruan pa dijeninë time, pa autorizimin e qeverisë së re

Kundër marrëveshjeve në Mynih, Kurti: U nënshkruan pa dijeninë time, pa autorizimin e qeverisë së re

21:36, 14/02/2020
A+ Aa A-

Pas takimit të zhvilluar në Mynih me krerët e Ballkanit Perëndimor, ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me marrëveshjet e nënshkruara me serbët.

Nëpërmjet një postimi në Facebok, Kurti ka dalë kundër marrëveshjeve që janë arritur sot në Mynih ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kryeministrit Kurtit, marrëveshja është nënshkruar nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe sipas tij ata nuk kanë marrë autorizim nga qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje.

Kurti është shprehur se sado që është e rëndësishme të ketë përmirësim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit rajonal është me rëndësi që procesi të jetë transparent.

Postimi i plotë:

Sot në Berlin janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.

Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.

Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare.

Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet14/02/2020 23:33

ÇFARË NËNSHKRIME TË MBSHEHTA;ÇFARË NËNSHTRIME OH,ZENËKRIME,TË BEFTA; DUHEJ TRANSPARENCË QEVERIE,DRUHEJ TAKSAPRESSË GREREGRIE;PASSHPINE QASGRINE;DUKE BERË TREGTI,KUKE NGRERË KERRDI,GERRDI;OH,TER PASURI KO- MBËATRE NACIONALE;PËR PËRVETSUAR N'HAMSHURI KOBËTARE,KORBËTARE;OUH PËRSONALË;DUKE FALUR,PA NDALUR,TRASHËGIMI,TRASHEKRIMI;PËR BANDAT MË KRIMINALË,TERË TRANDAT SHFRIMISHKALË,MË KANIBALË,MË TRANDIVALË;PORSI, OH,HORRZI;SIKUR DIKUR,DUKE PLAÇKITUR,SHKAQVRITUR;DJEGUR O TRETUR;AHIII, KËSO,PESO;SI BISHA,ISHA,KISHA,TRISHA;MË TË VËRBUARA,MË TËRBUARA;O,KURRË HË BURRË,A GRUA;NGA KJO GURRË A KRUA;NUK DIJNË,AS NUK NDIJNË;AS T'KOPËN, AS NGOPËN;ME GJAK PRAG SHQIPTARIT,AH,ME GJAK PRAG SHQIPTARIT!" MANI,USA.

Shto koment

Denonco