'Ju nuk mund të fyeni Serbinë'/ Përplasje Vuçiç-Kurti në Mynih

'Ju nuk mund të fyeni Serbinë'/ Përplasje Vuçiç-Kurti në Mynih

21:28, 14/02/2020
A+ Aa A-

Mediat serbe raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë përplasur gjatë mbajtjes së panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor që aktualisht po mbahet në Munih.

Thuhet se Vuçiç i ka thënë Kurtit se ky i fundit nuk mund ta fyejë Serbinë, pasi Kurti kishte kritikuar çështjen e ‘mini-shengenin’ dhe kishte përmendur masën reciproke të Kosovës ndaj Serbisë.

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtet", raportohet ti ketë thënë Vuçiç Kurtit.

Kurti kritikoi “mini-Shengenin” në një panel të Mynihut dhe tha se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”.

Sipas gazetës Kurir, duke iu referuar burimeve pa emër, Kurti tha se Prishtina do të përdorë masa reciproke ndaj Serbisë, për të cilat presidenti serb u përgjigj: “Ju nuk mund të fyeni Serbinë”.

Image

Duke folur me Kurtin, Vuçiç shtoi:

“Ju nuk e përfaqësoni shtetin. Gjysma e botës, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara nuk ju ka njohur. Nëse vazhdoni të fyeni, është në rregull. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ju nuk do të na provokoni. Duke devijuar përpjekjet tona në lidhje me mini Schengen … Unë nuk ju kuptoj “, ka thënë presidenti serb, siç citohet nga gazeta.

“Ai thotë që ju duhet të formoni Unionin e Komunave Serbe. Ky ishte detyrimi juaj i vetëm dhe nuk keni bërë asgjë”. tha Vuçiç.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rame vucic bergovic cubrollovici 14/02/2020 22:59

Po patjeter se fryhet vucici Dhe I Kundervihet Kurtit. Kete e beri Rame tradhetar bastard hibrid I meshtetur nga dora e zeze dhe e pa duksheme Z Naci. Shikojeni del Naci te mbledh fonde tek ajka e kombit qe jane verioret. Nuk denjon te kerkoje falje per daljen ne krah te edver peder Rames. Degjo Z NACI. TI DHE MUNDESH TE MENDOSH QE TE DUAN VERIORET, POR MOS HARRO SE NEVE JEMI AQ TE MIRE DERI SA TI NUK E TEPRON. Ti e teprove me rame bastardin hibrid. Ti nuk duhet te dilje ne asnje menyre ne krahe te asnjerit dhe jo me ne krah te tradhetarit te kombit qe bredh me makinen e vellait te blinduar. Z Naci shqiptaret jane zemer gjere Dhe me rregulla e kode ne sellje, por shumica e tyre jane fyre rende me kete levizje te shpifur me ramen. Bridh neper Austri, Zvicer, gjermani por ne fund shqiptaret te varin teneqen (shpresoj jo se emisioni eshte fisnik por Ti e prishe deri diku). Shqiptaret per hir te djerses se tyre meritojne nje Respekt duke kerkuar falje pasi rame pederi Dhe gjakprishuri ka bere me shume keq ne shqiptaret sa vete serbi

Shto koment

Denonco