Tragjedia e familjes Tola në Bulqizë, Meta viziton në spital vajzën e mbijetuar

Tragjedia e familjes Tola në Bulqizë, Meta viziton në spital vajzën e mbijetuar

18:53, 14/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi pak minuta më parë në ambientet e Spitalit të Traumës vajzën e mitur të familjes Tola nga Bulqiza, e cila sot humbi nënën, motrën dhe vëllain.

Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se gjendja e vajzës paraqitet e mire dhe se mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur jashtë rrezikut për jetën.

“Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza, është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë të mirë për ta mbajtur jashtë rrezikut. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Shpreh ngushëllime për gjithë familjen Tola, i siguroj që do jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme”, tha Meta.

Merita Tola është e vetmja që mbijetoi, pas tragjedisë në familjen Tola, në Ostren të Bulqizës, ku nga rrjedhja e gazit humbën jetën nëna me dy fëmijët adoleshentë, Rudinën 18 vjeçe dhe Fatjonin 14 vjeç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco