Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Holanda dhuron 3 mln euro, Blok: Kam dëgjuar histori që të thyenin zemrën

Holanda dhuron 3 mln euro, Blok: Kam dëgjuar histori që të thyenin zemrën

18:12, 14/02/2020
A+ Aa A-

Holanda ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë 3 milionë euro për tragjedinë e 26 nëntorit.

Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, i cili përmes një postimi në Twitter, shpreh mbështetjen dhe ndihmën konkrete që Holanda dhuron për rindërtimin pas tërmetit 6, 4 ballë në Shqipëri, që mori 51 jetë njerëzish dhe shkatërroi mijëra ndërtesa.

“Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, ndërsa Kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin”, thotë Blok në një video-postim të tijin në Twitter.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tironci gud14/02/2020 18:45

Turp. Keni 600 vjet qe shisni droge e jepni 3 milion lesh curri

Titi14/02/2020 18:16

Bravo !!!!!! Qenkan keput ne bythe .....kjo eshte EU qe mezi po presim te hyjme......viti 2030 kismettttt

Shto koment

Denonco