VIDEO/ Pse e harroi Blendi Fevziu premtimin për të pyetur Ramën: A ke qenë i arrestuar në Francë?!

VIDEO/ Pse e harroi Blendi Fevziu premtimin për të pyetur Ramën: A ke qenë i arrestuar në Francë?!

13:12, 14/02/2020
A+ Aa A-

Më 23 janar të këtij viti, Blendi Fevziu, kishte ftuar në emisionin e tij ‘Opinion’ ish-kryeministrin Sali Berisha përball gazetarëve. njësoj siç bëri edhe mbrëmë me Edi Ramën.

Dhjetë minutat e fundit të debatit ishte mjaft interesant, pasi Berisha trajtoi një temë pak të rrahur në lidhje me të shkuarën e Edi Ramës.

Duke folur për paditë e shumta të kryeministrit në gjykatë, ndaj kujtdo që e akuzon për afera apo çështje të ndryshme, Berisha, e sfidoi Edi Ramën që të hap gjyq edhe ndaj koleksionistit të njohur të veprave të artit dhe ikonave, Gjergji Thimio.

Ky i fundit sistematikisht dhe publikisht e ka akuzuar Edi Ramën, se ka qenë i arrestuar në kohën që ka jetuar në Francë të paktën 2 herë, si trafikant ikonash të vjedhura. Thimio vetë e ka sfiduar Ramën në disa intervista dhe është treguar i gatshëm se nëse ai guxon që ta padisë, të përballet në gjyq me atë.

Në emisionin në fjalë Berisha gjithashtu kujtoi, se të njëjtën akuzë ndaj Edi Ramës e ka bërë publikisht dhe sistematikisht, edhe këshilltari i CDU në Gjermani Martin Henze në formën e një pyetje retorike për të cilën nuk po merr përgjigje. Në këtë kontekst u risoll edhe deklarata e ish-kryeministrit Fatos Nano nga Peza në vitin 2001, i cili e akuzoi si trafikant ikonash.

Pas gjithë këtyre duke u aluduar edhe për një fotografi të Ramës bërë nga burgu ose spitali psikiatrik në Francë, debati në ‘Opinion’ u mbyll me një premtim të Blendi Fevziut (shih videon): `Doktor kur të ketë radhën këtu (Rama) do ta pyesim për këtë çështje`.

Dhe radha e Edi Ramës në ‘Opinion’ erdhi mbrëmë ,madje pikërisht për një temë siç është krimi dhe lidhja e tij me shtetin. Por `çuditërisht` Fevziu `harroi` që ta pyeste Edi Ramën për çështjen e arrestimeve apo shoqërimeve të tij në polici, në kohën që ka jetuar në Francë, si trafikant ikonash.

Kjo `harresë` bëri që Rama ti shmanget sërish një përgjigjeje të cilën nuk e pret vetëm Henze, por i gjithë opinionin publik shqiptarë, ndërkohë që organi i akuzës duhej të kishte nisur një hetim kryesisht menjëherë pas deklaratave të Gjergji Thimios në kuadër të ligjit për Dekriminalizimin.

Por nëse po kryeministri e sheh të arsyeshme që të mos komentojë në publik këto akuza e madje të marrë masa që as ta pyesin për ato, atëherë të paktë të bëjë një padi, siç ka bërë dhe po bën për dhjetëra raste të cilat ai i konsideron ‘shpifje’.

‘Unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes’, ka deklaruar ai me rastin e padisë kundër kryeministrit të Kosovës. Meqenëse kryeministri, Edi Rama, paska ngritur një zyrë speciale për të ruajtur ‘nderin’ e tij përballë denoncime nga opozita, media dhe në rrjetet sociale, atëherë ngrihet një pyetje e thjeshtë:

Përse ai nuk përgatit dhe bën një padi për akuzën e fortë, se në të kaluarën e tij ka qenë trafikant ikonash të vjedhura në Shqipëri, si dhe që për këtë veprimtari është hetuar dhe ndaluar më shumë se një herë, në kohën kur ka jetuar në Francë?!

Dhe akuzuesit nuk janë pak, por 3 persona të cilët kanë edhe status publik; Koleksionisti i ikonave dhe ish bashkëpunëtori i Ramës në çështje arti; Gjergji Thimio. Këshilltari për çështjet ekonomike pranë CDU në parlamentin gjerman Martin Henze. Si dhe ish kryeministri dhe lideri historik i PS-së, vetë Fatos Nano.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

FILANTROPI DT. 20 shkurt 202020/02/2020 13:29

Pse është prostitutë politike Blendi Fejziu ?... E keni shumë gabim. Ai në çdo emision i ka vënë me shpatulla pas muri si Edi Ramën, Berishën , Bashën e të tjerë duke i pyetur dhe zbërthyer apo dhe i ka nxehur me një pyetsor llogaridhënëse..

mondi19/02/2020 11:00

Blenda Fevziu eshte prostitute politike.

Daj Jaku14/02/2020 14:41

Kot nuk e ndërroi emrin me gjykatë ky zullap i korruptuar kokë e këmbë, nga Edvin e bëri Edi.

Shto koment

Denonco