Kërcënohet me mesazh nga Anglia gazetari Artan Hoxha: Bastard, s'do të falim asnjë

Kërcënohet me mesazh nga Anglia gazetari Artan Hoxha: Bastard, s'do të falim asnjë

07:48, 14/02/2020

'Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë.

Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me Tan kurvën. Keni një javë për një foto, na ngatërroni me politikën.

Të jeni të sigurtë që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale'. 

Me këtë mesazh shoqëruar me fotografinë e tij, është kërcënuar haptazai dje, gazetari Artan Hoxha. Mesazhin kërcënues ai e ka bërë publik në emision Opinion, ku ishte i ftuar përballë Kryeministrit Edi Rama dhe të cilin e pyeti pse kishte dalë në një foto me njerëz të inkriminuar në një hotel, pronë e njerit prej tyre.

Hoxha po ashtu tha se mesazhi i vinte nga Anglia dhe se autori i mesazhit dinte çdo lëvizje të tij, që kishte bërë gjatë ditës së djeshme dhe se e kishte fotografuar kudo.

'Krimi i organizuar sot është ai që ka marrë kufomën në 17 janar dhe kemi një muaj që e kërkojmë dhe s'e gjejmë: ai është krimi i organizuar, - i tha Hoxha,

Kryeministrit në studio. -  Ta ka rrëmbyer atë Jan Prengën në mes të Tiranës në mes të ditës dhe ta ka zhdukur dhe ne nuk e gjejmë dot dhe unë lidhem nga Ekuadori deri në Britani për të kërkuar kufomën e një njeriu.

Dhe fundit sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në Polici - normal që e kam bërë - më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe m'i kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar.

Me ata kam mbaruar punë unë. Krimi i organizuar është ky sot që fsheh para që ndikon dhe e ka buxhetin më të madh se Ministria jote e Brendshme”, tha Artan Hoxha, në studion e emisionit “Opinion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Tenente Gurabardhi 17/02/2020 12:07

Ne fakt Hoxha eshte realisht bastard dhe pale me bandat. Askush nuk ka pas pike dyshim per kete.

Shoku Tanit14/02/2020 11:05

Me cilin je Tani, me ekuadorin, me angline, apo me shijakun, mendoj qe je me ata qe duan ti zene vendin atyre, dhe fshihesh pas realitetit qe normalisht nuk eshte normal nuk na ke thene asgje te re. I ben foto vetes me porosi.

Alfons Malo14/02/2020 09:03

Kujdes Tan! Keta te vrasin naten e te qajne diten .Ruaj familjen se nga shteti mos prit te te mbroj. Ruhu pa ndodhur se me mbrapa te tere te thone per tre dite qe ishte burre i mire. Si pret te mbroje ky qe ne vend qe te mbeshteste gazetaret e kronikave te zeza per guximin qe kini e qe nxirrni te palarat e krimit,u kundervihet e u ve nje mije e nje epitete?!Si ne opinion pa piken e turpit u mor vetem me kritika per gazetaret dhe asgje per realitetin e krimit ne shqiperi?Si nuk tha nje fjale te mire per Ju heroj te qe me guxim e thoni te verteten balle per balle .Si u hodh dege me dege e asgje asnje shifer .TURP PER KETE SHARLATAN "KRYEMINISTER" QE NUK BERI ASGJE E ASGJE VETEM ZHURME ZHURME

Shto koment

Denonco